web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tenton të justifikojë skandalin/ Hedh në “sulm” grupin e falsifikatorëve

13 Tetor 2020, 09:46, Politikë CNA

Prej disa ditësh CNA.al ka denoncuar procesin skandaloz të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së. Manipulime, shtim të votave, për të shpëtuar nga skualifikimi ata që i interesojnë Lulzim Bashës, e të tjera si këto.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ, ?Fiks Fare?, ka treguar me zë dhe figurë, manipulimin që është bërë në këtë proces, gjatë votimit të kandidatëve në Tiranë.

Kamera e fshehtë e emisionit investigativ ?Fiks Fare? provon se në këtë proces ka patur mjaft parregullsi. Është votuar pa kartë anëtarësie të Partisë Demokratike, pa qenë banor i lagjes, madje edhe në zonën e krydemokratit Basha, madje gazetarët e Fiks fare kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi.

Gazetari i Fiks Fare prezantohet si student të cilin e kishin orientuar të rinjtë e FRPD që të votonte në qendrën e votimit te Shkolla e Baletit, por ai nuk ishte banor i asaj zone.

Anëtarët e komisionit nuk i kërkuan gazetarit kartë anëtarësie dhe e lanë të votonte duke i mbajtur vetëm emrin shënim.

E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha. Gazetarja e Fiksit menjëherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar. (Lexo këtu)

Por, pas publikimit të këtij skandali, ka ardhur një reagim nga grupi i falsifikatorëve të Republikës së re.

Bernard Banushi, i cili është pjesë e skuadrës së falsifikimeve të Gazment Bardhit, ka tentuar të justifikojë skandalin, duke thënë se vajza që voton disa herë në videon e publikuar nga Fiksi, është anëtare e Forumit Rinor dhe është lejuar të votojë vetëm në dy degë.

?Përzgjedhja e deputetëve dhe përfaqësuesve politikë nëpërmjet antarësisë e zhvilluar nga PD është pëlqyer kaq shumë nga shqiptarët saqë Rilindja nëpërmjet çakallit Filip kanë rekrutuar një antare të forumit rinor dhe e kanë përdorur atë për të bërë pis këtë proces model.

Kjo antare e forumit, rekrutuar nga Fiks Fare, ka tentuar të votojë në 10 degë por ka arritur ta bëjë vetëm në dy degë sepse vetëm aty ajo është njohur nga drejtuesit e partisë si antare forumi dhe e kanë lejuar atë të votojë.?? thotë Banushi.

CNA.al ka treguar më parë, se Bernard Banushi është pjesë e grupit të falsifikatorëve edhe në Shkodër, ku është rritur pjesëmarrja në mënyrë fictive, në mënyrë që të shpëtoheshin ish-deputetët e listës së 2017-ës, apo edhe kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi. (Lexo këtu)

Bernard Banushi përpiqet që ta justifikojë atë që CNA.al e ka thënë ditë pas dite në shkrime dhe foto.

Duke gënjyer publikisht po tenton të justifikojë një proces të manipuluar, kur në fakt ky është një nga njerëzit kryesorë që ka marrë pjesë në falsifikimin e rezultateve siç është rritja e pjesëmarrjeve, kalimi i personave të eleminuar nga baza në votim, etj.

Ky personazh thotë se vajza është njohur, dhe është lejuar.

Por, si ka mundësi që është njohur dhe është lejuar të votojë në më shumë se një qendër votimi?

Pse po të njohin Berndardin apo Gaz Bardhin mund të votojnë 100 herë?

Apo meqë Lulzim Basha është kryetar i PD-së dhe e njohin të gjithë mund të shkojë të votojë në çdo qendër votimi?

Pra, justifikimi se e kanë njohur strukturat është një gënjeshtër. Por, edhe sikur ta kenë njohur, nuk lejohet të votojë në çdo qendër votimi.

Qendrat e votimit kanë listën e zgjedhësve, listën e votuesve që përbëhet nga anëtarësia.

Si ka mundësi që një anëtar i forumit e kishte emrin në të gjitha listat?

Po pse të tilla lista ka Partia Demokratike, ta vënë emrin në 10 vende? Ta vënë emrin ku të kesh qejf?

Pa folur pastaj se vajza në fjalë është gazetare e Fiks Fare. Nuk ka asnjë lidhje me Forumin Rinor të PD-së. Ajo që thotë Bernard Banushi është thjeshtë një gënjeshtër dhe një justifikim.

Dhe Lulzim Basha në vend që të kërkojë ndjesë publike dhe kamikazët e tij të falsifikimit që i përdorte rrugëve Gazment Bardhi, do të ishte mirë ti pushonte dhe të gjente një zgjidhje apo një artikulim tjetër për opinionin publik. Sepse sa më shumë flasin aq më shumë budallëqe thonë.

Sepse Bernard Banushi, njeriu që ka falsifikuar rezultatin me Gaz Bardhin, publikisht ka thënë disa të vërteta, jo në favor të Lulzim Bashës, por në favor të asaj që ka thënë ?Fiks Fare? dhe CNA.al prej disa ditësh, për falsifikimin e procesit dhe rritjen e pjesëmarrjes.

Së pari me faktin se personi që voton në disa qendra votimi dhe së dyti, justifikimi se e njihnin dhe është lejuar të votojë. Apo ana tjetër, që është anëtare e FRPD-së. Që në fakt është gazetare e Fiks Fare dhe nuk mund të lejohet të votonte në disa qendra votimi.

Si ka mundësi që ka disa qendra votimi, ku këta persona nuk janë lejuar të votojnë?

Së dyti, nuk ka votuar vetëm një vajzë, por edhe një djalë. Së treti, mund të theksojmë se nuk lejohet që FRPD të marrë pjesë në votim, duhet të jesh anëtar I PD-së, dhe jo anëtar i FRPD-së.

Sipas statutit të PD-së, mund të votojnë vetëm anëtarët e partisë dhe ata që kanë votë përfaqësimi. Pra, gratë e LDG-së apo anëtarët e FRPD-së, të cilët njëkohësisht duhet të jenë edhe anëtarë të PD-së.

Pra, nuk mjafton të jesh anëtar i FRPD-së dhe LDG-së, për të votuar. Që të votosh duhet të jesh anëtar i PD-së. Kjo është e vërteta. Dhe pse emisioni ?Fiks Fare? ka thënë anëtar i FRPD-së, se ka gënjyer se është anëtar i PD-së duke mos qënë hiç anëtar i saj, është komisioni i votimit ai që duhet të bëjë verifikimin e anëtarit në listë, t?i kërkojë kartën e anëtarësisë apo edhe kartën e identitetit. Kjo nuk ka ndodhur. Sepse procesi është një farsë totale. Ka votuar kush ka mundur dhe si ka mundur. Nuk ka një proces të rregullt, ky është problem që duhet të alarmojë PD-në dhe ?kamikazët? e Lulit që falsifikuan procesin. Jo sepse përdori Fiksi emrin e FRPD-së, apo emrin e LDG-së.

Tani çfarë opsioni tjetër do të nxjerrë Lulzim Basha?/ CNA.al

Procesi skandaloz i Bashës në Shkodër/ Zbulohen emrat, kush janë kandidatët më të kontestuar nga demokratët

Zbulohet manipulimi/ Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së, gazetari i ?Fiks Fare? voton disa herë në Tiranë





Lajmet e fundit nga