75 vjetori i themelimit të Partisë së Punës/ Koreja e Veriut zhvillon paradë të madhe ushtarake
Koreja e Veriut festoi 75 vjetorin e themelimit të Partisë s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbajti një tubim të madh fushate politike në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, aktiviteti i tij i parë publik që kur rezultoi pozitiv për koronavirusin.
Disa orë më pas, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti nuk përbën më rrezik për ta transmetuar virusin tek të tjerët, sipas rezultateve të një testi për COVID-in të shtunën në mëngjes. Sipas standardeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thuhet në deklaratën e dr. Conley-t, presidenti mund të ndalë në mënyrë të sigurt izolimin nga të tjerët.
Tubimi shënoi rinisjen e aktiviteteve të fushatës publike për zotin Trump, i cili u shtrua në spital për tre net për trajtimin e COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.
Ndërsa vazhdon të ketë pikëpyetje për shëndetin e tij, zoti Trump foli nga një ballkon pa veshur maskë, duke i thënë një turme të përbërë kryesisht nga afrikano-amerikanë dhe hispanikë, të cilët janë prekur në mënyrë disproporcionale nga koronavirusi, se ka “shumë vatra të tij, por (sëmundja) do të zhduket “.
Ai tha se një “vaksinë do të vijë shumë, shumë shpejt në një kohë rekord?, por nuk dha prova për një gjë të tillë.
Të gjithë të pranishmëve iu kërkua të mbanin maskë për atë që u vlerësua si “një protestë paqësore për rendin dhe ligjin” në Shtëpinë e Bardhë. Atyre iu bë thirrje të praktikonin distancimin fizik dhe iu kontrollua temperatura, si edhe iu kërkua të plotësonin një pyetësor të shkurtër. Associated Press njoftoi se shumica e pjesëmarrësve mbante maska, por kishte pak distancim fizik.
Aktiviteti i fundit publik i presidentit, paraqitja e kandidates së tij për Gjykatën e Lartë, Amy Coney Barrett, u zhvillua më 26 shtator në Kopshtin e Trëndafilave, dhe u ndoq nga më shumë se 200 njerëz, shumica e të cilëve nuk kishin maskë. Ai aktivitet është përshkruar si një super përhapës i koronavirusit, pasi u pasua nga njoftimet se mbi 25 të pranishëm rezultuan pozitivë për COVID-19, përfshirë presidentin Trump, zonjën e parë Melania Trump dhe disa këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë.
Njoftimi për tubimin e së shtunës u bë ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë që të shmangte grumbullimet e mëdha të njerëzve pa maska.
Mjekët e zotit Trump thanë se presidenti filloi të shfaqte simptoma të COVID-19 më 1 tetor. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë i zotit Trump, Conley një komandant në Marinën Amerikane, tha në një deklaratë më 8 tetor se gjendja e zotit Trump “mbetej e qëndrueshme dhe pa shenja që të linin të kuptohej se sëmundja po rëndohej”, dhe se presidenti mund të rifillonte pa rrezik mbajtjen e aktiviteteve të shtunën.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë që njerëzit që e kanë marrë veten nga infeksioni, të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të marrin masa për distancimin fizik. Zoti Trump, i cili mori trajtime eksperimentale për koronavirusin ndërsa ishte i shtruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, nuk ka mbajtur rregullisht maskë gjatë pandemisë.
Kandidati demokrat për president Joe Biden bëri fushatë në Erie të Pensilvanisë të shtunën, kandidati i parë presidencial që viziton qytetin që nga vizita e zotit Trump në vitin 2016./VOA
Koreja e Veriut festoi 75 vjetorin e themelimit të Partisë s...
Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qit...
Dy persona janë plagosur sot në Pejë afër fakultetit të Bizn...
Procesi për zgjedhjen e anëtarëve rinj të Këshillit Prokuror...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 56...
Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të...
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi shifra të reja re...
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi të enjten se ka...
Programi Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel ...
Presidenti amerikan Donald Trump, u kthye pasditen e djeshme...
Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfs...
Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavi...
Shkencëtaret Jennifer Doudna dhe Emmanuelle Charpentier të c...
Me më pak se një muaj përpara datës së zgjedhjeve, diagnoza ...
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili po mjekohet për COV...
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 317 raste të r...
Bazuar në draft-planin për investime në Ballkanin Perëndimor...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm se ish-kryemin...
Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Ko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...