Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Procesi për zgjedhjen e anëtarëve rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet ? Çohu po kërkohet të kthehet në pikën zero, pas tërheqjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë nga monitorimi i këtij procesi.
Të premten, Ambasada e SHBA-së në Kosovë është tërhequr nga proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe kryeprokurorëve, pasi siç kanë thënë përmes një deklarate për media, ?këtyre proceseve iu mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit?.
Prokurorët, sipas ambasadës së SHBA-së në Kosovë, duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo në bazë të përkatësisë politike ose lidhjeve.
Të shtunën, Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm ku thuhet se ky Këshill ?ka pranuar me shqetësim? reagimin e Ambasadës amerikane lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së.
Sipas një njoftimi të këtij Këshilli, ky institucion ka kërkuar që të rregullohet me ligj nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që prokurorët të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit dhe anasjelltas.
Po ashtu, në këtë mbledhje të jashtëzakonshme u kërkua që anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjidhen në bazë të meritokracisë.
?Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre?, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Këshilli Prokurorial po ashtu i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, që në afat sa më të shpejtë të ndërmarrë veprime drejt ndryshimeve ligjore, ku përcaktohen rregullat strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve.
Arton Demhasaj nga Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet ? Çohu, tha për Radion Evropa e Lirë se tërheqja e ambasadës së SHBA-së nga ky proces tregon se në Këshillin Prokurorial ka ndikime të mëdha politike, që mund të ketë pasoja në sistemin e drejtësisë edhe me vite më radhë.
?Mendoj që ky proces i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve është i kompromentuar dhe i ndikuar politikisht dhe çfarëdo që ndodh në këtë proces, do të ketë probleme të mëdha pas zgjedhjes. Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës duhet të kthehet në pikën zero?, thotë Demhasaj.
Më 8 tetor, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte njoftuar se kishte marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit.
Tërheqja e ambasadës amerikane nga ky proces, shton Demhasaj, po rrit mosbesimin ndaj institucioneve të Kosovës, në veçanti atyre që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Sipas tij, institucionet e vendit duhet t?i bëjnë thirrje ambasadave të huaj dhe faktorit ndërkombëtar që të monitorojnë këtë proces për të larguar ndikimet politike.
Për tërheqjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë nga proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve, ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Sipas këtij Instituti, në bazë të ligjit, ?gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të anëtarit të Këshillit, i njëjti nuk mund të ngrihet në detyrë në sistemin prokurorial?.
Kjo praktikë, thonë nga IKD, paraqet mungesë të integritetit, politikë të rrezikshme për sistemin prokurorial dhe dëshmi për kapjen e sistemit prokurorial nga një numër i vogël i prokurorëve.
Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, herë pas herë, për procese të ndryshme të emërimeve nepër borde të ndërmarrjeve publike apo në institucione dhe agjenci, kanë kritikuar Kosovën për procese jotransparente në punësim.
Në vitin 2019, Ambasada e Shteteve Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, patën reaguar lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O?Connell në atë kohë pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i kishte përmbushur kriteret.
Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në deklarimet e tij në rrjetet sociale pati hedhur dyshime edhe mbi përzgjedhjen e kandidatëve në postet diplomatike, ai kishte pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme, se ?a është duke i ndjekur procedurat për përzgjedhjen (e kandidatëve) bazuar në konkurrencë dhe merita??.
Deklaratat e ambasadorëve të akredituar në Kosovës përmes të cilave po kritikohen institucionet e Kosovës për punësim në bazë të përkatësisë politike dhe lidhjeve familjare, duhet të alarmojë krerët e vendit dhe të merren masa urgjente në ndalimin e kësaj dukurie, thotë Arton Demhasaj nga organizata Çohu.
Sipas Demhasaj, kjo dukuri e punësimit përmes përkatësisë partiake, lidhjeve familjare dhe mbi të gjitha punësimi i njerëzve joprofesionalë, ka ndikuar që institucionet të mos funksionojnë si duhet.
Lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake përmenden gati në të gjitha raportet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) si faktorë që ndikojnë shumë për të siguruar një vend pune në sektorin publik në Kosovë./rel
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 56...
Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të...
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi shifra të reja re...
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi të enjten se ka...
Programi Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel ...
Presidenti amerikan Donald Trump, u kthye pasditen e djeshme...
Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfs...
Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavi...
Shkencëtaret Jennifer Doudna dhe Emmanuelle Charpentier të c...
Me më pak se një muaj përpara datës së zgjedhjeve, diagnoza ...
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili po mjekohet për COV...
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka ...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 317 raste të r...
Bazuar në draft-planin për investime në Ballkanin Perëndimor...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm se ish-kryemin...
Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Ko...
Pak më herët Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e A...
“Agimi i Artë” në Greqi është shpallur organizatë kriminale....
Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller njo...
Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...