Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t?ia dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.
?Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon?, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.
Aty thuhet se nota e protestës potencon përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët e lartë serbë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, dhe të tjera, me të gjitha vendet fqinje, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për të cilat nuk kanë pajtim, dhe në këtë frymë, presin nga zyrtarët e lartë të Shqipërisë që në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin raportet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t?i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe?.
?Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t?i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në Qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë Qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministri apo kryeministrit të Shqipërisë?, u shpreh Rama.
Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Serbisë, konfirmoi se ambasadori serb në Tiranë ka qenë i ftuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë mirëpo ai ka refuzuar të pranojë notën e protestës për shkak të qëndrimeve të papranueshme të shprehura në të.
Ministri serb pak ditë më parë komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministri shqiptar tha në konferencë që Porti i Durrësit do të jetë ?de facto? port i Kosovës. Ministri Vulin, pas kësaj deklarate kishte thënë se që Rama po punon për krijimin e ?Shqipërisë së Madhe?.
?Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e ?Shqipërisë së Madhe??, kishte thënë Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen.
Përmes një deklarate të dytë, ministri serb i Mbrojtjes u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për ?çorapet e grisura? sesa për zhvillimin e ideve të ndritura dhe se Rama nuk ka “tru mjaftueshëm”.
?Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ?Shqipërinë e Madhe?. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ?Shqipërisë së Madhe?. Nëse kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së?, kishte thënë Vulin.
Kryeministri Rama duke iu përgjigjur këtyre deklaratave, tha se pret që president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kërkojë ndjesë në emër të shtetit të Serbisë./rel
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 317 raste të r...
Bazuar në draft-planin për investime në Ballkanin Perëndimor...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm se ish-kryemin...
Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Ko...
Pak më herët Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e A...
“Agimi i Artë” në Greqi është shpallur organizatë kriminale....
Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller njo...
Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar s...
Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.S...
Tre shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë, ...
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 3 pers...
Lista e ilaçeve që Presidenti Donald Trump po merr për të tr...
Duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja...
Mbrëmjen e së hënës, presidenti I SHBA, Donald Trump ka lënë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të lërë s...
Çmimi Nobel për Mjekësi i vitit 2020 iu dha shkencëtarëve Ha...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dialog...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e c...
Këtë të premte Kosova ka regjistruar dy viktima nga koronavi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...