Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Bledi Lumani
Të dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ta rrëzojnë nga pushteti.
I pari, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.
I dyti, si? president i Republikës!
Por, ndërsa i pari shfaqet si një politikan normal, i dyti, në mënyrë paradakosale, edhe pse është president, ka ditë që del e ulëret nëpër televizione, ndërsen zëdhënësin e vet kundër mediave e gazetarëve, kërcënon se do shkojë në Parlament, e plot marrëzira të tilla.
Sjellja e të dyve duket një anomali e pashpjegueshme.
Normalisht, pas votimit të fundit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ai që do të duhej të sillej agresiv, të paktën në dukje, ashtu si dhe kanë kërkuar aleatët e vet, është Lulzim Basha, pasi me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, do të jetë e vështirë ta mundin Edi Ramën. Por, me përjashtim të një deklarate të ?butë?, Lulzim Basha nuk është marrë më me këtë çështje dhe ka vijuar takimet e tij për fushatën zgjedhore, duke e anashkaluar atë që ka ndodhur në Kuvend dhe duke u sjellë si kryeministër i ardhshëm, që ka zgjidhjen për çdo problem të vendit. Krejt e kundërta ka ndodhur më Ilir Metën, që ka kohë që e ka humbur ?qetësinë dhe dashurinë?, dhe tani frymëzohet nga Avni Rustemi e Vojo Kushi. Protagonizmi i tij i paprecedentë politik për një president, që del e sillet si një kamikaz politik, sipas kundërshtarëve të tij, shpjegohet me frikën nga reforma në drejtësi.
Edi Rama madje e thelloi këtë aludim, duke folur për takime të Metës, me personazhe të botës së krimit, që po ?goditen? nga OFL-ja. Argument që në fakt qendron, pasi Ilir Meta është shfaqur publikisht si kundërshtar i reformës në drejtësi, me pretendimin se ajo po përdoret nga mazhoranca, për kapjen e sistemit të drejtësisë, me qëllim goditjen e kundërshtarëve, një prej të cilëve mund të pikërisht ai, Ilir Meta. Por, kjo ?çmëndja? e tij e fundit, vështirë të shpjegohet vetëm me frikën. Ka diçka më shumë. Ilir Meta e sheh që LSI është në momentin e saj më të vështirë, pasi e mbetur pa pushtet dhe pa vende pune, nuk ka më çfarë t?iu ofrojë votuesve të saj.
Ata që kaluan tek LSI-ja nga PS apo PD për një vend pune, tashmë janë rikthyer në ?bazë? dhe sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi.
Për më tepër, me ndryshimet e fundit kushtetuese dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, LSI e humbet ndjeshëm fuqinë e saj, pasi nuk do të ketë mundësinë që të marrë votat e mbetura nga partitë e tjera të koalicionit, si partia e dytë më e madhe e koalicionit, siç ndodhi me PS-në në 2013, që solli një rritje të ndjeshme të numrit të deputetëve të kësaj partie. Me një parti drejt shuarjes dhe me mandatin e presidentit që i përfundon shumë shpejt, Ilir Meta do të ishte një politikan pa asnjë peshë.
Ndaj ai është duke luftuar fuqishëm, që kur t?i përfundojë mandati i presidentit, të mos jetë thjesht një ish-president në pension, por një faktor ende i rëndësishëm politik, jo vetëm për të marrë përfitimet e përhershme, por edhe për të pasur imunitet nga ajo që i trembet më shumë, ndëshkimit nga reforma në drejtësi. Është duke luftuar për mbijetesën e tij, ndaj është ?çmendur?, ndryshe nga Lulzim Basha, që shfaqet kaq i qetë, pasi edhe nëse i humbet zgjedhjet e prillit, të paktën nuk ka kush e zbon nga PD-ja.
Nga Mentor Kikia Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishi...
Nga Ilir LevonjaKur shikon kryetarin e bashkisë kryesore në ...
Isha mësuar përherë të admiroja plazhet e jugut gjatë stinës...
Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, ...
Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu –...
Sipas Ngjelës Vuçiç, Daçiç dhe Vulin po bëhen qesharakë dhe ...
Ne ketu e akuzojme klasen tone politike se i lexon raportet ...
Nga Ardit RadaKush mendon se e komplekson Ilir Metën duke i ...
Pavarësisht se Lulzim Basha përmend humnerën, pavarësisht se...
Nga Adriatik Doçi*Ilir Kullën e përdor si sekser për të pagu...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerr...
U deshën dhjetëra milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore...
Nga Dr.Arben RamkajPandemia e Covid-19 ka infektuar zyrtaris...
Në një trafik të rënduar interesash në rajonin tonë dhe më g...
Nga Azgan Haklaj Metamorfoza e “Aleksandrit të Vogël” të Qyp...
Nga Sherefedin Shehu Këtë radhë FMN-ja tha më shumë nga të z...
Nga Azgan Haklaj * Ku janë janë institucionet shqiptare të r...
Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai ...
Është e tepërt të numërosh qysh në fillim të një shkrimi gji...
Në të njëjtën ditë, që qeveria dhe ekspertët e saj nisën të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...