“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Nga Dr.Arben Ramkaj
Pandemia e Covid-19 ka infektuar zyrtarisht gati 35 milionë njerëz në mbarë botën, teksa i ka marrë jetën mbi 1 milionë prej tyre. Ndonëse mbi 50 milionë të vdekurit gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll të viteve 1918-1920, ofrojnë një lloj ngushëllimi se dikur ka qenë shumë më keq, sërish koronavirusi e ka prishur normalitetin e jetës në të gjithë globin.
Me pak përjashtime, gati të gjitha vendet kanë përjetuar bllokime lokale, rajonale ose kombëtare, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda ekonomike sociale, por mbi të gjitha psikologjike. Edhe pse për këto të fundit është folur dhe flitet më pak.
Në kohë të tilla, pasiguria për jetën është shumë e madhe. Njerëzit kanë nevojë për qetësi, ngushëllim dhe shpresë. Ndaj muajt e fundit është vërejtur një rikthim i madh i njerëzve tek feja dhe Krijuesi i tyre.
Ky është një zhvillim që më gëzon, pavarësisht se si një besimtar praktikant, do të doja që njerëzit të jenë pranë Zotit edhe në kohë normale. Gjatë këtyre muajve, qeveritë kanë pasur nevojë dhe kanë bashkëpunuar në fakt me komunitetet fetare për sensibilizimin e popullatës mbi nevojën jetike të zbatimit të masave mbrojtëse.
Dhe kjo ka ardhur natyrshëm, pasi me rrjetet e tyre të mëdha të komunikimit dhe njohuritë e thella mbi bashkësive lokale, udhëheqësit fetarë janë shumë të dobishëm në përcjelljen e mesazheve gjatë periudhave të krizës.
Udhëheqësit fetarë mund ta përdorin teologjinë dhe historitë për të transmetuar edhe këshillat jetike të shëndetit publik, si larja e duarve, në mënyra që njerëzit mund t?i pranojnë më lehtë, duke i interpretuar ato si me traditën ashtu edhe me kontekstin.
Traditat fetare u kujtojnë njerëzve se paraardhësit e tyre u testuan dhe dolën më të fortë nga sprovat e kaluara, duke i siguruar ata se do ta kalojnë edhe këtë krizë. Sigurisht, ata mund të transmetojnë edhe informacione të pasakta dhe të rreme.
Për shembull ka pasur mjerisht edhe figura fetare ekstremiste që kanë promovuar kura të dyshimta për Covid-19, apo kanë propaganduar vizione apokaliptike që kanë shtuar frikën dhe mosbesimin gjatë pandemisë. Dhe në këtë rast është detyrë e udhëheqësve të moderuar dhe korrektë ndaj librave të shenjtë, që ta demaskojnë një propagandë të tillë, dhe t?i udhëzojnë drejt besimtarët.
Por nga ana tjetër jo pak liderë komunitetesh apo institucionesh fetare, kanë dështuar të zbatojnë me rigorozitet masat e rekomanduara nga autoritetet e shëndetit publik për frenimin e përhapjes së pandemisë aktuale.
Edhe nëse nuk janë rebeluar haptazi ndaj tyre, ata kanë vijuar në shumë raste me të njëjtat praktika, duke kontribuar në shtimin e vatrave të reja epidemike me Covid-19. Shembulli më i hershëm është sekti disi misterioz i krishterë i quajtur Shincheonji, ose Kisha e Jezusit në Korenë e Jugut, që ka më shumë se 200.000 ndjekës në atë vend.
Në mars autoritetet e koreano-jugore vlerësuan se rreth 80 për qind e mbi 20 mijë rasteve pozitive, ishin anëtarë ose kishin kontakte me këtë Kishë. Probleme të ngjashme ka pasur komuniteti somalez ne Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Angli.
Të nxitur edhe nga modeli suedez i mosmarrjes së asnjë mase kufizuese, besimtarët myslimanë somalezë vazhduan të shkonin të luteshin në xhami pa asnjë lloj distancimi social nga njëri-tjetri.
Për pasojë 6 nga 15 viktimat e para nga koronavirusi në Stokholm, ishin me origjinë somaleze. Në të gjitha vendet e lartpërmendura, somalezët kanë pasur një përqindje disproporcionale të prekurish, në raport me pjesën tjetër të popullsisë.
Në Kiev të Ukrainës mbi 140 murgjër u infektuan në fund të prillit në një nga manastiret më të vjetër në vend, teksa pak ditë më vonë u prek edhe Mitropoliti Pavël, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës, që ishte tallur me herët me pandeminë.
Për shkak të situatës emergjente, Greqia pezulloi me një vendim të posaçëm që para Pashkëve të gjitha shërbesat fetare. Por jo të gjithë e respektuan atë. Peshkopi i Korfuzit, Nektarios u akuzua nga zyrtarët vendosët se kishte organizuar një meshë në një kishë të mbushur plot me besimtarë dhe pse kjo binte në kundërshtim me rregulloren anti Covid-19, të mbështetur zyrtarisht nga Sinodi i Shenjtë.
Në Izrael kryeministri Benjamin Netanjahu iu nënshtruar presionit nga hebrenjtë ultra-ortodoksë ndaj qeverisë së tij së koalicionit, duke refuzuar të mbyllë sinagogat gjatë festës së Yom Kippur-it, pavarësisht valës së dytë të Covid-19.
E them me keqardhje se situata të ngjashme vërehen shpesh edhe në vendin tonë. Gjendja e pandemisë në vendin tonë mbetet serioze. Shumë vende të BE-së e kanë ndaluar hyrjen e qytetarëve shqiptarë, pikërisht për shkak të nivelit të lartë të rasteve të reja me Covid-19 në raport me popullsinë.
Pavarësisht njëfarë përgatitje që shteti pati gjatë 3 muajve të karantinës së plotë, sërish sistemi shëndetësor në vend është shumë i brishtë përballë një emergjence të tillë shëndetësore, që ka gjunjëzuar shtetet më të pasura të botës.
Përballë kësaj pamundësie të shtetit për t?i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, sjellja e gjithsecilit, dhe aq më shumë e liderëve të komuniteteve fetare duhet të jetë ajo e një përgjegjësie maksimale. Dhe kjo nuk po ndodh në nivelin që duhet.
Në pelegrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorit nga besimtarët bektashinj, apo ai në Kishën e Shna Ndout në Laç, nuk janë respektuar masat e sigurisë. Edhe në shumë xhami, besimtarët shkojnë për lutjen e të premtes si zakonisht të shumtë në numër, ndaj distancimi social është praktikisht i pamundur.
E njëjta gjë është vërejtur edhe në meshat e kishave ortodokse apo katolike.
Pra klerikët nuk po e marrin edhe aq seriozisht pandeminë muajt e fundit. Neglizhenca e tyre, përveçse dëmton ekonominë dhe shëndetin e njerëzve, është edhe në kundërshtim me rregullat fetare.
Në një nga citatet profetike është thënë: ?Nëse dëgjoni mbi një shpërthim epidemik në një zonë, mos shkoni atje; dhe nëse epidemia shpërthen aty ku ndodheni tashmë, mos lëvizni prej andej?.
Le të frymëzohemi pra nga këshillat dhe urtësia e lajmëtarëve të Zotit, për të qenë realistë, për të kuptuar se ajo që po përjetojmë këto muaj nuk është normale, dhe për të bërë secilin pjesën e vet në luftën tonë kolektive për ta mposhtur këtë pandemi.
Kjo e fundit sigurisht që do të zhduket një ditë, dhe siguria për këtë na vjen nga Zoti dhe nga dijetarët dhe kontributi i tyre i çmueshëm. Por është mirë që kjo të ndodhë, me sa më pak dëme që të jetë e mundur.
Në një trafik të rënduar interesash në rajonin tonë dhe më g...
Nga Azgan Haklaj Metamorfoza e “Aleksandrit të Vogël” të Qyp...
Nga Sherefedin Shehu Këtë radhë FMN-ja tha më shumë nga të z...
Nga Azgan Haklaj * Ku janë janë institucionet shqiptare të r...
Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai ...
Është e tepërt të numërosh qysh në fillim të një shkrimi gji...
Në të njëjtën ditë, që qeveria dhe ekspertët e saj nisën të ...
Nga Azgan Haklaj Revolta me votë e demokratëve të Qarkut Kuk...
Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur...
Nga Azgan Haklaj Kalimi nga regjimet diktatoriake, totalitar...
Nga Azgan Haklaj T’i kthehet menjëherë e drejta e zgjedhjes ...
Nga Azgan HaklajAta nuk janë minoritet as pakicë, janë gardi...
Nga Mentor Kikia Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirr...
Nga Azgan Haklaj Sulltan Rama, çliroje nga prangat verdiktin...
Asnjë mënyrë votimi që ndryshon vetëm renditjen e kandidatëv...
Nga Përparim KaboKultura vritet me dy mënyra, vritet me anti...
*** Ka një kompleks permanent Edi Rama. Një kompleks të kokl...
Nga Irena BeqirajKur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgje...
Nga Azgan HaklajKoha kërkon robespierë e jo robër të komuniz...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...