web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujtim Gjuzi ngacmon në emision Klodiana Shalën/ Po të isha unë ministër, ti do lëvizje me shofer privat

8 Tetor 2020, 14:23, Politikë CNA

Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi tërhoqi vëmendjen e mediave, kur vitin e kaluar ngacmoi në emision ish-Miss Shqipërinë, Silvana Bushatin, të cilës i tha se ka një ballkon të rrezikshëm.

Mirëpo sot ai ka ngacmuar një tjetër femër të njohur në media. Këtë herë bëhet fjalë për atleten Klodiana Shala.

Gjuzi ishte i ftuar në emisionin ?Shqipëria Live? për të folur mbi një fotografi që bëri bujë, pasi u shfaq duke marrë shënjestër me snajper.

Deputeti tha se armëne gjeti atje , ndërsa ironizoi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn.

?Covid nuk më zë, nga axhenda e ngarkuar ishte e pamundur që të vija në 12 e gjysmë. Unë jam më shumë se gjermanët korrekt. Brenda sallës së parlamentit jemi të papërgjegjshëm, jashtë saj po. Isha i detyruar ta lija aty, mund të ketë prekur gomën.

Ishte një rast emergjent, do ta pranoja një gjobë se kam 10 vite pa marrë. Letra vendoset aty se sido që të jetë të ketë numër telefoni. Policia nuk duhet të lejë rrugë e pa rrugë poligone. Nuk është e imja arma, e gjeta atje. Ajo foto është ironi ndaj ministrit të Brendshëm.

Kam kërkuar interpelancë me Lleshajn se ka një tolerancë për këtë gjatë kësaj kohe që duhet nëse do iki apo jo. Ajo është për të treguar se sa lehtë mund të gjenden armët në Shqipëri. Snajperi ishte i mbushur me fishekët që gjuajnë tullumbacet e Rilindjes, që duan të na vrasin me miell të bardhë ?, u shpreh ai, ndërsa për parkimin e makinës në trotuar debatoi edhe me atleten.

Biseda:

Klodiana Shala: Pse ne hamë gjobë e ju jo?

Kujtim Gjuzi: Po vendose emrin aty siç e kam vënë unë edhe nuk merr gjobë.

Klodiana Shala: Në qoftë se vë unë emrin aty i bie që po bëj karshillëk, edhe ju po bëni karshillëk.

Kujtim Gjuzi: Kampionëve s?u vihet gjobë, po të isha unë ministër, ti do të lëvizje me shofer privat./ CNA.al





Lajmet e fundit nga