Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Një ndryshim qëndrimi nga partia kryesore e opozitës tajvaneze, e cila tradicionalisht shihej si e afërt me Pekinin, ka forcuar thirrjet që Kina të përdorë forcën ushtarake për ta gjunjëzuar këtë territor të vetë-qeverisur.
?Nuk ushqejmë më iluzione,? shkruante Hu Xijin, kryeredaktor i Global Times, një ndër organet e shtypit të kontrolluara nga qeveria kineze. ?E vetmja mënyrë për Kinën është të përgatitet për luftë dhe t?u japë forcave separatiste të Tajvanit një goditje të fortë ndëshkuese?.
Artikulli redaksional i zotit Hu më 6 tetor u nxit nga dy projekt-ligje të propozuara nga (partia opozitare KMT) para autoritetit legjislativ në Tajvan, të cilat i kërkojnë qeverisë të punojë për të rivendosur marrëdhëniet zyrtare diplomatike mes Uashingtonit dhe Tajpeit dhe kërkojnë ndihmë amerikane për të mbrojtur këtë ishull nga agresioni kinez në të ardhmen.
?Qeveria jonë duhet të përpiqet të bindë SHBA të na ndihmojnë në forma diplomatike, ekonomike, dhe/ose përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë ushtarake? nëse dhe kur autoritetet komuniste kineze ndërmarrin akte që përbëjnë një kërcënim direkt ndaj ekzistencës demokratike të Tajvanit, thuhet në projekt-ligj. Dy aktet legjislative u miratuan pa rezistencë të martën.
?Duam që bota të shohë dhe ta kuptojë se në Tajvan, të gjitha partitë janë të vendosura kundër luftës, por gjithashtu janë të vendosura se nuk i tremben luftës,? tha grupi parlamentar i partisë opozitare KMT.
Anëtarët e Partisë Demokratike Progresiste me prirje pro-pavarësisë ? partia e Presidentes tajvaneze President Tsai Ing-wen — e cilësuan gjuhën e përdorur në këto akte ligjore si ?të pashembullt? nga partia opozitare tajvaneze KMT që prej kohësh është parë si partnere e Pekinit në dialog me një objektiv të përbashkët për ?një Kinë të vetme? dhe me synimin që në të ardhmen Tajvani të bashkohej me Kinën.
Ligjet shkaktuan tronditje edhe në Kinë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze u përpoq ta injoronte këtë temë, por të tjerë e panë këtë zhvillim si një sfidë serioze.
Në artikullin opinion në Global Times, zoti Hu i përshkruan parlamentarët e partisë opozitare tajvaneze KMT si ?dështakë?, të cilëve nuk mund t?u zihet besë.
?Nga ana tjetër, këto manovra dinake e ndihmojnë Pekinin të shohë qartë se çfarë po ndodh në këtë ishull,? shkruante redaktori i të përditshmes shtetërore kineze.
Gjuha agresive e përdorur në artikullin e zotit Hu, megjithëse jo e zakontë, nuk është e pashembullt. Një tjetër komentator me influencë në Kinë tha në një forum në fund të vitit të kaluar se ?përdorimi i forcës për të realizuar ribashkimin nuk duhet menduar si një hap ekstrem?.
Një avion luftarak kinez për diktimin e nëndetëse hyri në Zonën e Mbrojtur Ajrore të Tajvanit të martën, një tjetër shembull i sjelljes agresive që Pekini thotë se synon të ndalë tendencat për pavarësi në Tajvan. Por veprime të tilla kanë zgjuar revoltim tek tajvanezët dhe kanë rritur përkrahjen për Tajvanin ndër vende të tjera.
Në një intervistë me telefon nga Tajpei, analisti J. Michael Cole tha se shtimi i skepticizmit për politikat e Kinës dhe shqetësimet lidhur me sjelljen agresive të Pekinit kanë bërë që gjithnjë e më shumë vende të jenë të gatshme të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj Tajvanit.
?Për shumë vite, vendet e tjera kanë lejuar Pekinin të përcaktojë çfarë nënkupton politika ?një Kinë? thotë zoti Cole. Tani, shton ai, ka shenja se vendet janë gati ta rishikojnë këtë qëndrim.
Diplomatja kryesore e Tajvanit në Uashington, Hsiao Bi-Khim, kohët e fundit filloi të prezantohej si ?Ambasadorja tajvaneze në SHBA? në llogarinë e saj personale në Twitter, një term që nuk është përdorur kurrë më parë nga emisarë të Tajpeit.
Zoti Cole thotë se kjo tregon një ngrohje mes Uashingtonit dhe Taipeit. ?Nëse SHBA do të ishin të pakënaqura nga ajo frazë, do t?i kishin telefonuar zonjës Hsiao dhe do t?i kishin thënë ta fshinte?.
Analisti Cole dhe shumë të tjerë nuk parashikojnë që Uashingtoni të braktisë së shpejti politikën e tij ?një Kinë? por parashikon që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera do të jenë tani të gatshme të angazhohen më haptazi me Taipein./VOA
Teksa presidenti Ilir Meta bën thirrje për protesta pas ndry...
Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka firmosur sot një mar...
Partia Demokratike sot ka nisur votimet e kandidatëve për de...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditën sot ta nisë me miq...
Në Bratislavë ka nisur punimet forumi Globsec, një platformë...
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në rrethin e Kurbinit ku...
Deputeti, Lefter Maliqi ka hedhur akuza të rënda ndaj drejto...
Qarku i Korçës i ka dhënë një leksion të fortë Lulzim Bashës...
Ditën e djeshme janë mbajtur votimet në qarkun e Korçës, për...
Një tjetër personazh i botës së artit i është bashkuar Parti...
Deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar ish-drejtoreshën e tatime...
Pak më parë është mbyllur numërimi i kutive në degën e Parti...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar sot K...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka analizuar n...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka qenë i ftuar pasditen e s...
Është mbyllur numrimi në degën e PD Korçë. Dy kandidatët më ...
E papritur për disa por e ditur për demokratët e Pogradecit ...
Janë mbyllur votimet në degën e Partisë Demokratike të Korçë...
Një tjetër përplasje është regjistruar mes demokratëve gjatë...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka treguar një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...