web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do isha i lumtur edhe nëse kualifikohej Kosova", Enis Bardhi surprizon me deklaratën pas ndeshjes

8 Tetor 2020, 21:17, Sport CNA

Pas kualifikimit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës, Enis Bardhi u shpreh se kombëtarja ku luan ai i shfrytëzoi rastet që iu dhanë. Më tej ai u shpreh se do të ishte i lumtur edhe nëse kualifikohej Kosova.

?Unë besoj që këto ndeshje janë shumë të rënda, edhe fizikisht, pasi edhe ekipet fillojnë të njohin njëra-tjetrën.

Ne kishim shanset dhe i realizuam ,ndërsa Kosova jo. Futbolli është që kur nuk shënon, atëherë do pësosh. Futbolli është respekt, nëse do kualifikohej Kosova sot, do isha krenar dhe do isha i lumtur për këtë. Futbolli është respekt në radhë të parë.?, u shpreh Bardhi për ?Supersport?.





Lajmet e fundit nga