web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi prezanton blerjen e fundit të merkatos

8 Tetor 2020, 11:53, Sport CNA

Kukësi prezantoi sot blerjen e fundit të kësaj merkatoje. Mbrojtë i djathtë Sadik Vitija ka firmosur për dy sezone me nënkampionët e Shqipërisë. ?Panorama Sport? raportoi më herët se verilindorët kishin arritur të federonin 22-vjeçarin në momentet e fundit të mbylljes së ?dritares? së madhe të merkatos. Vitija ka përfaqësuar Zvicrën deri në U20, ndërsa gjatë gjithë karrierës ka luajtur me ekipet ligës helvete, si: Shafauzen, Vaduz, etj.

Njoftimi i Kukësit

?? ZYRTARE!

?? Sadik Vitija e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mbrojtësi shqiptar, ka firmosur ditën e fundit të merkatos kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

?? Mbrojtësi 22-vjeçar vjen nga kampionati zviceran i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet me ekipin në stërvitje sot. Vitija ka luajtur me ekipet zinxhir të moshave të Zvicrës U15, U16, U17, U18, U19, U20.

? Në kampionatin zviceran, Vitija ka luajtur me Zurich, Vaduz e Schaffhausen.

?? Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Vitija ! Mirë se vjen Sadik!Skeda e Lojtarit:

Emri: Sadik Vitija
Mosha: 22 vjec?
Nënshtetësia: Zviceran, Kosovar
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Zurich, Vaduz, Schaffhausen





Lajmet e fundit nga