Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se vazhdon të besojë se qeveria do të gjejë kohën për ta mbështetur futbollin e për t?i dhënë fund bojkotit. Në një intervistë dhënë për televizionin ?News 24?, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh se të gjithë duhet të kontribuojnë maksimalisht për të ndihmuar zhvillimin e futbollit dhe për të mbështetur kërkesat e klubeve.
Gjithashtu, Presidenti Duka foli për letrën e FIFA dhe UEFA, të cilat i kërkuan qeverisë të gjejë zgjidhje për kërkesat e klubeve si edhe për ndeshjet e radhës së ekipit Kombëtar në Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Mes të tjerash Presidenti i FSHF-së theksoi edhe objektivin për të ndërtuar një skuadër që të synojë kualifikimin në Euro 2024.
-President, për herë të parë, FIFA dhe UEFA reaguan publikisht përsa i përket bojkotit. Mbështesin klubet dhe ju mbështesin ju deri në fund. Por nga ana tjetër, i dërguari i qeverisë, z.Fidel Ylli e konsideroi këtë një letër anonime.
? FIFA dhe UEFA duke qenë institucionet botërore dhe europiane të drejtimit të futbollit pa dyshim që do ta mbështesin zhvillimin e tij, pa dyshim që do mbështesin aktorët e futbollit. Do të inkurajojnë në rastin konkret qeverinë shqiptare që të krijojë bazë ligjore apo kushte optimale për zhvillimin e lojës.
I deleguari i partisë për këtë çështje mund të jetë anonim në lidhje me sportin, sepse realisht unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur 8 vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me të gjithë premtimet dhe trumpetimet e tij se do të bënte shumë për sportin në Shqipëri. Por u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri nëpërmjet sportit. E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëjë Fideli sot, i cili ka zhvilluar dy takime me ne dhe vazhdon të marrë kohën e vet dhe uron zotin që konflikti të zgjasë sa më shumë.
? Mund të ketë një përfaqësues nga FIFA dhe UEFA që të zbarkojnë në Tiranë për të bërë ato mbase rolin e negociatorit?
? Nuk besoj. Unë vazhdoj të besoj te qeveria që do të gjejë kohën, mundësinë për ta mbështetur futbollin, për ta rikthyer në fushë dhe për ta zhvilluar atë. Duhet të përfitojmë nga kjo kohë e ekipeve kombëtare, për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për t?u ulur në tavolinë.
? President, disa nga aktorët e Ligës, kanë dhënë edhe versione të ndryshme që kampionati mund të rifillojë sërish pas pauzës së kombëtares. A është ky afati i fundit për të mbyllur një sezon të rregullt dhe t?i rikthehemi futbollit pas pauzës së kombëtares?
? Një ditë më parë të kthehemi në fushë, më mirë do ishte. Pikërisht për këtë thashë, të gjithë aktorët duhet të kontribuojnë maksimalisht. Padyshim që unë çdo ditë, jam një faktor për t?u rikthyer sa më parë në fushë.
? Pas atij relacioni të plotë që bëtë së bashku me pjesëtarë të tjerë të Ligës, ka pasur zyrtarë nga ana e qeverisë, për të pasur një takim apo për t?i dhënë një zgjidhje?
? Institucionalisht ne e kemi pritur këtë personin që ju thatë në fillim, si i ngarkuari i qeverisë, i kemi thënë kërkesat tona, i ka mbështetur ato dhe akoma nuk kemi asnjë përgjigje. Vazhdon të marrë kohën e vet për të na dhënë një përgjigje, qoftë edhe negative.
-A vazhdon Liga të jetë e bashkuar president, pasi Safet Gjici u shpreh për News 24 se ka disa presidentë që janë kundër kësaj formule që ju keni zgjedhur, pra bojkotit.
? E kam dëgjuar Safetin, jo vetëm publikisht, e kam dëgjuar edhe në mbledhje, e kam takuar edhe personalisht. Është në të njëjtën mendje me të gjithë presidentët e tjerë të Ligës që këto kërkesa janë të drejta. Pastaj, mënyra e zgjidhjes, është për një mënyrë tjetër, që të ndërpresim bojkotin. Por nuk heq dorë në asnjë çast nga kërkesat dhe nga mendimi që këto kërkesa janë të drejta dhe të domosdoshme për zhvillimin e sportit në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, edhe Kukësi i është nënshtruar vendimit të shumicës, e ka mbështetur bojkotin, por presidenti i nderit i saj është për një zgjidhje ndryshe.
? Nga ana tjetër Safet Gjici ju drejtoi gishtin publikisht duke thënë se punimet në stadium kanë ngecur për shkak të FSHF-së pasi nuk ka akorduar fondin e lëvruar nga UEFA. Tapeti, stolat dhe impainti janë bllokuar për shkak të FSHF-së? .
? Ne kemi marrë përsipër të financojmë bashkë me qeverinë shqiptare me kërkesë të qeverisë shqiptare 50% të stadiumit. E kemi bërë këtë, kemi financuar më shumë sesa 50% të tij, presim që qeveria të kalojë pjesën e vet dhe ne të vazhdojmë të mbështesim me 50%. Nëse qeveria nuk do të mbështesë sipas premtimit dhe marrëveshjes 50% të saj, atëherë dhe ne do të rrimë në të njëjtat nivele me qeverinë.
? Së fundmi president, për shkak të trazirave dhe për shkak të pandemisë që ka sjellë covid-19, u anuluan dy miqësore: ajo e ekipit kombëtar me Armeninë dhe Shpresave përballë Sllovenisë. Sa e vështirë është të bësh futboll në këtë periudhë?
? Padyshim që është shumë e vështirë. Është e vështirë për arsye të kufizimeve të lëvizjes, për arsye të kondicioneve të shteteve të ndryshme për t?u karantinuar ose jo. Por gjithsesi, me gjithë këto vështirësi, ia kemi dale, i kemi bërë ndeshjet, kuptohet që jo në nivelin maksimal të kualitetit të tyre, por në nivelin maksimal të mundësive që na lejon kjo kohë e vështirë.
Faktikisht për ironi të fatit, në ndeshjet e fundit për ekipin tonë kombëtar, kanë qenë në vende që nuk kanë qenë shumë të qeta, por ka pasur trazira, por na kanë dhënë rezultat pozitiv. Ne udhëtuam në Bjellorusi në një kohë që atje ishte kulmi i protestive për arsye të zgjedhjeve. Fatmirësisht, ndeshja u zhvillua mirë dhe ne e fituam atë. U anulua ndeshja me Armeninë, por do të udhëtojmë në Kazakistan, ku dhe atje kishte qindra të arrestuar të cilët protestojnë për arsye të rezultatit të zgjedhjeve në Kazakistan. Urojmë që të kemi fat dhe aty si në Bjellorusi dhe ta fitojmë ndeshjen.
? Rikthehemi te dy transfertat president, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Çfarë prisni nga këto dy takime?
? Objektivat tona janë që ndeshjet e Nations Leagues t?i fitojmë dhe të marrim pikët maksimale. Teorikisht, nëse do bëjmë një lloj vlerësimi të skuadrave në përbërjen e tyre, në nivelin e futbollistëve etj., ne mund të konsiderohemi favoritë në të gjitha ndeshjet. Por për ta arritur atë, duhet të bësh maksimalen në fushë, pasi kemi një eksperiencë negative në Tiranë kundër Lituanisë, që menduam se ishim më të mirë, por faktikisht nuk ndodhi ashtu dhe e humbëm atë ndeshje. Nëse ky ekip, me të rinjtë dhe me ata me më shumë eksperiencë, do të arrijnë të gjejnë balancat dhe motivimin e duhur dhe vlerësimin maksimal, besoj se do të arrijmë t?i fitojmë ndeshjet.
? Duket sikur gjithçka është në funksion të EURO 2024. Lënia jashtë e Sadikut, Balaj, Cikalleshit dhe shumë të tjerëve, duket sikur që në këto momente po projektoni për EURO 2024?.
? Mundësitë reale për të luftuar më shumë janë vërtetë për EURO 2024. Botërori është i vështirë, por kjo nuk do të thotë që ne po përgatisim ekipin dhe nuk do të luajmë në botëror. Po këta futbollistë do të marrin eksperiencën maksimale gjatë botërorit, mund të arrijnë edhe rezultate të papritura. Por, ajo çka është objektiv më i realizueshëm është EURO 2024 dhe pikërisht për këtë ne kemi ndërtuar një lloj strategjie që të kemi një ekip shumë kompetitiv për 2024.
Antonin Panenka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas...
Momo Salah është një futbollist fantastik brenda fushave të ...
Kombëtarja shqiptare vijon në “Tropikal Resort’ përgatitjet ...
Shtohet ankthi te Vllaznia! Pas kapitenit Gurishta dhe mbroj...
Merr fund ankthi për Elbasanin dhe Erzenin, teksa të dyja sk...
Bambo Diaby ka lindur në Spanjë, është me origjinë nga Seneg...
Sipas mediave Italiane, ndeshja midis Juventusit dhe Napolit...
Kastrioti ka mposhtur me përmbysje ditën e sotme Skënderbeun...
Dy futbollistët e Kombëtares, Rei Manaj dhe Keidi Bare kanë ...
Rei Manaj ka dalë në konferencën për shtyp në prag të dy tak...
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka qenë në kon...
Gjatë emisionit “Sport News Plus” në “News 24”, është regjis...
Kosova është gati për ndeshjen përballë Maqedonisë së Veriut...
Marash Kumbulla vazhdon të jetë një sensacion. Mbrojtësi i k...
Milani e nisi kampionatin në mënyrë perfekte me tre fitore n...
Bylis është duke zhvilluar përgatitjet në pritje të sezonit ...
Merkato tashmë është mbyllur dhe klubet morën lojtarët që kë...
Armando Dobra është padyshim një nga lojtarët më të talentua...
Bojkoti i kampionatit, qëndrimi i qeverisë ndaj kërkesave të...
Klodian Duro nga dje është trajneri i ri i skuadrës së Feron...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...