web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjesti fantastik të Salah, i pastrehi anglez: Kujtova se isha në ëndërr

7 Tetor 2020, 17:12, Sport CNA

Momo Salah është një futbollist fantastik brenda fushave të blerta, por jo vetëm. Të shumta janë gjestet e bukura të yllit të Liverpool, teksa i fundit është i mrekullueshëm. Sulmuesi egjiptian ka ndihmuar një të pastrehë nga ngacmimet që po i bënin disa të rinj dhe në fund i ka dhuruar 100 paund.

Lajmi raportohet nga The Sun, aty ku David Craig, një i pastrehë dhe lypsar, ka treguar ngjarjen. ?Disa djem po më shqetësonin dhe Salah e pa gjithë skenën. Po talleshin me mua, më bënin pyetje se pse ndodhesha rrugëve dhe pse lypja.

?Do të gjejmë një punë?, u shprehën ata duke qeshur dhe duke u tallur me mua. Momo dëgjoi gjithë bisedën, iu afrua atyre dhe iu tha: ?Mund t?u ndodhë edhe juve një gjë e tillë në të ardhmen?.

Kur dëgjova zërin e tij e kuptova se nuk isha në ëndërr. Më pas më dhuroi 100 paund dhe u largua. Ai është unik, një legjendë e gjallë. Kam qenë gjithmonë tifoz i tij për aftësitë futbollistike që ka, por tregoi që është një kampion dhe në jetë?, përfundon 50-vjeçari Craig.





Lajmet e fundit nga