web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“S'e di nëse do luaj me Kombëtaren”, Kumbulla: Ju tregoj çfarë më tha Kielini për kalimin te Roma

6 Tetor 2020, 09:48, Sport CNA

Marash Kumbulla më në fund i ka të gjitha kushtet për t?iu bashkuar kombëtares dhe është gati të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme ndaj Kazakistanit. Ai tashmë është bashkuar me ekipin kombëtar dhe është vendosur nën urdhërat e trajnerit Reja, teksa ditën e sotme është shfaqur në një konferencë për shtyp dhe ka folur rreth kombëtares dhe transferimit te Roma.

TRANSFERIMI TE ROMA- ?Jam shumë i kënaqur sepse kam shkuar në një klub historik në Itali. Është e rëndësishme të luaj me Romën dhe të vij në kombëtare. Zgjedhjet i bën trajneri, e rëndësishme është që kombëtarja të fitojë dhe të luajë mirë?.

KONFUZIONET NË MBROJTJE- ?Unë mendoj se nuk është vetëm problemi i mbrojtësve, po i të gjithë reparteve sepse nuk mbrohet vetëm me tre mbrojtës, por me gjithë ekipin. Besoj se nuk është problem i madh dhe do përmirësohemi të gjithë repartet e ekipit?.

TITULLAR?- ?Unë nuk e di a do jem titullar apo jo sepse zgjedhjet i bën trajneri. Unë shpresoj të luaj dhe të ndihmoj, por e rëndësishme është të luajmë mirë dhe të fitojmë?.

LIDER I MBROJTJES?- ?Unë jam mbrojtësi më i ri në kombëtare dhe nuk jam unë ai që mund ta bëjë liderin. Është Gjimshiti, është Dermaku, janë shumë mbrojtës të tjerë, që mund ta bëjnë liderin para meje?.

KIELINI- ?Ndërrova bluzën me Kielinin sepse është idhulli im. Më tha se tashmë ai është ?plakur? dhe më përgëzoi që zgjodha Romën?.

BISEDË ME REJËN- ?Reja nuk më ka kërkuar asgjë specifikisht. Ai pretendon të luaj sa më shumë te ekipi im dhe asgjë tjetër. Thjesht të respektoj rregullat e zakonshëm?.

MUNGESA E SENATORËVE- ?Senatorët kanë vite që vijnë në kombëtare, por të rinjtë që kemi ardhur, kemi cilësi dhe karakter për të përballuar këto ndeshje. Ne duam të futemi në fushë gjithmonë për të fituar. Përpara mendojmë për Kazakistanin. Nuk presim ndonjë gjë të madhe. Duam të fitojmë. Trajneri nuk flet shumë për ndeshjet e ardhshme, por vetëm të radhës?, përfundoi ylli i kombëtares sonë.





Lajmet e fundit nga