web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KAS publikon datat e gjyqeve deri në janar, ja çdo ndodhë me Partizanin

6 Tetor 2020, 08:06, Sport CNA

Partizani e ka paguar shtrenjtë çështjen ?Çinari?. Merkatoja e verës u mbyll pa asnjë përforcim, pasi KAS me vendimin e ndërmjetëm nuk e mori parasysh kërkesën e të kuqve.

Tani shpresa e Partizanit mbetet që gjykimi në themel i çështjes të zhvillohet para mbylljes së merkatos së janarit për të pasur mundësi që të bëjnë ndonjë afrim. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ose siç i themi ndryshe KAS, ka publikuar së fundmi në faqen e saj kalendarin e çështjeve gjyqësore që do të zhvillohen në këtë gjykatë deri më 18 janar 2021.

Por, nga një vështrim i thjeshtë del se çështja ?Çinari?, ku Partizani ka ngritur padi ndaj FIFA-s dhe kroatëve të Istras për dënimin që ka marrë më 13 korrik, nuk figuron në listën e proceseve që do të gjykohen deri më 18 janar.

Por, kjo listë nuk merret si përfundimtare, pasi çështje të ndryshme mund të hyjnë në kalendar edhe në këtë periudhë kohore. Nga fundi i muajit tetor Partizani shpreson që të njihet me gjyqtarin e çështjes dhe datën kur do të kryhet gjyqi i ngritur nga të kuqtë në KAS.

Partizani i ka kryer të gjitha procedurat e tij, por para se të mësohet emri i gjyqtarit të çështjes dhe data e gjyqit, duhet të mbërrijnë edhe prapësimet e FIFA-s dhe Istras në lidhje me padinë që ka ngritur klubi shqiptar.





Lajmet e fundit nga