web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Miqësi në kohë të mira e të vështira”/ Zyrtari i SHBA mesazh për Shqipërinë

3 Tetor 2020, 10:15, Politikë CNA

Nënsekretari i SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, është I pranishëm në Tiranë, ku sot ka nënshkruar së bashku me kryeministrin Edi Rama një memorandum bashkëpunimi ekonomik, mes SHBA dhe Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, zyrtari I lartë amerikan dhe një mesazh të qartë për Shqipërinë, ndërsa theksoi se mes dy vendeve miqësia vlen si në kohë të mira dhe në momente të vështira.

Më tej, Krach është ndalur edhe tek projekti 5G, ku tha se ky rrjet i pastër është duke zbatuar standardet e rrënjosura nga BE. Mes të tjerash ai theksoi se 20 vende të NATO-s janë pjesë e këtij rrjeti, me të cilët sipas tij është bashkuar dhe vendi ynë.

?Dëshiroj që t?ju falënderoj juve dhe popullin shqiptar, për mirëqenjohjen. Miqësi në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Ju uroj shërim të shpejt të gjithë shqiptarëve që vuajnë nga COVID-i dhe ata që kanë humbur familjarë. Aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Rregullat e BE për 5G të pastër, janë bërë për këto rregulla. Rrjeti i pastër trajton kërcënimet nga mungesa e privatësisë. Rrjeti i pastër është i rrënjosur me standarde të BE. Ai përfaqëson standarde të ndërtuara nga koalicionet e shume besuara. Mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër. Si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Sllovania, Letonia, Kosova, etj, kanë zgjedhur që të përfshijnë shitës të besueshme në infrastrukturën e besuar. Ju falënderoj zoti kryeministër për angazhimin tuaj dhe që jemi përfshirë në valën e besueshme 5G. Shqipëria është bashkuar me valën e rrjetit te pastër. Kjo është arsyeja që jam i kënaqur që t?i bashkohem ministres Denaj për të firmos një memorandum. Zoti e bekoftë vendin e bekuar të Shqipërisë.?, tha zyrtari amerikan.





Lajmet e fundit nga