Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadori gjerman apel politikës: Zbatoni marrëveshjen e 5 qershorit
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka dhënë mesazh...
Nga Shaban Murati
Thagma më e re e absurdit qeveritar shqiptar u dëgjua në takimin e qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës në Tiranë në 2 tetor, ku në hartimin kryeministror të mikpritësit u shpall se ?mini Shengeni? serb do të shpëtojë shqiptarët nga kurthi i historisë.
Për levantinët kozmopolitë të qeverisë së Tiranës quhet ?kurth i historisë? kërkesa e shqiptarëve për njohjen nga Serbia të shtetit të pavarur të Kosovës, kërkesa për dënimin e Serbisë për spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë, mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, reparacionet për agresionin serb në Kosovë, kërkesa për marrëdhënie vëllazërore dhe kufij të hapur pa policë e pa dogana me Shqipërinë, dëshira për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, etj.
Dhe që budallallëku qeveritar të thyejë rekorde, u deklarua në mes të Tiranës se ?mini Shengeni? serb do të bëjë atë që nuk e bëri dot presidenti amerikan Trump në 4 shtator, dhe as udhëheqja e BE në Bruksel në 10 shtator, se do të na çojë drejt njohjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia. Përçartja në nivelin më të lartë qeveritar kulmoi me teorinë e re që shqiptarët do të arrijnë bashkimin midis tyre vetëm në ?mini Shengenin? serb, që don të thotë kur të bashkohen si dy republika jugosllave.
Si nuk u ndodh dikush në sallë t?i kujtonte propagandistit më entuziast ballkanik të ?mini Shengenit? serb se Kosova dhe katër shtete ish-jugosllave të Ballkanit Perëndimor e kanë provuar ?mini Shengenin? në Federatën komuniste Jugosllave, ku i kanë patur katër liritë e famshme, që po shiten tani si zbritje në tokë e parajsës ballkanike.
Anëtari i ri Shqipëria, që me dajre e me lodër u bashkua me ?mini Shengenin? jugosllav të Serbisë, më kot shtiret sikur kur nuk e din se ku po e fut kryet. Dikush nga fjalimshkruesit e tij patetikë duhet t?i kujtojë kryeministrit shqiptar deklaratën e presidentit të sapo zgjedhur serb Vuçiç në 6 prill 2017, kur i shpalli shtypit amerikan se projekti i tij i zonës ekonomike të përbashkët ?është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”.
Kur Beogradi në 1946 i diktoi Shqipërisë nënshkrimin e marrëveshjes skllavëruese të zonës ekonomike të përbashkët, të monedhës së përbashkët, të doganave të përbashkëta, të lirisë së forcës puntore, etj., pra projektin parardhës të ?mini Shengenit?, që e bënte Shqipërinë Republikë të Shtatë të tij, e argumentoi me zbatimin e internacionalizmit ideologjik komunist. Fjalori infantil komunist për projektet serbo-shqiptare, që sjellin lumturinë e fëmijve të fëmijve, dëgjohet sot në 2020 në Tiranë në megafonin qeveritar, njësoj si në 1946.
Por në 2 tetor 2020 kryeministri i Shqipërisë ka shpikur një argument që të le pa frymë për tejkalimin e kufijve të absurdit. Në fjalimin e tij ai i tha qeverisë së Kosovës se duhet të hyjmë dhe të besojmë në ?mini Shengenin? serb se jemi më të vegjël se Serbia. Nuk mund të ketë portret më fyes të mentalitetit të rajait, ku po e katandis Tirana rolin dhe vendin e faktorit shqiptar dhe të dy shteteve shqiptare në rajon.
Gremisja kombëtare ka rritur shpejtësinë dhe kombi vrapon drejt kurthit të hegjemonisë së Serbisë, që është kurthi real i historisë, nga i cili duhet të shpëtojë./ CNA.al
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka dhënë mesazh...
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri shk...
Përfaqësuesi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, B...
Ish-deputetja e PD Albana Vokshi është përplasur me deputeti...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kreym...
Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi duke folu...
Me një akt të pashembullt, të padëgjuar më parë në një rast ...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi analizoi në...
Demokratët e qarkut të Durrësit pritet të votojnë nesër kand...
Gazetari Mero Baze ka reaguar lidhur me vendimin e PD për të...
Presidenti Ilir Meta duket se është përfshirë zyrtarisht në ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sulmuar kreun e PD, ...
Nuk kanë të sosur pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën, së f...
Ish-zëvendëskryeministri në qeverinë e PD, Ilir Rusmali ësht...
Në axhendën e mbledhjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Ko...
Pasditen e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm për zgje...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Sp...
Çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkes...
Ish-Sekreari i PD Arben Ristani ka folur për marrëdhënien e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...