web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në DPSHTRR/ Si gënjyen drejtuesit

1 Tetor 2020, 08:49, Politikë CNA

Një skandal i padëgjuar më parë është denoncuar prej më shumë se një muaji nga CNA.al, në lidhje me blerjen e një BMW-je luksoze, e cila përdoret nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përtej faktit, se makina luksoze është blerë në kulmin e një krize financiare, pas dy fatkeqësive natyrore të njëpasnjëshme siç ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19, skandali qëndron një një tjetër detaj.

Sikurse CNA.al e ka raportuar më parë, mjeti është blerë nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti është sjellë në Shqipëri me targa gjermane, dhe është parkuar te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Më tej, mjetit i janë vënë targa shqiptare dhe është dërguar tek Ministria e Brendshme, që të shëtisë me të rrugëve të Shqipërisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Po ashtu CNA.al ka raportuar se në lidhje me blerjen e këtij mjeti ka pasur edhe përplasje të forta, pasi kjo është kundërshtuar nga Ministria e Jashtme, Ambasada Shqiptare në Berlin, por edhe ish-zv.drejtoresha e Përgjitshme e Policisë, Aida Hajnaj, e cila sot është në krye të BKH-së. (Lexo këtu)

CNA.al vijoi më tej investigimin dhe zbuluam se në momentin që ne kemi raportuar në lidhje me skandalin në fjalë, mjeti qarkullonte pa siguracion dhe targë false. Gjë që është pranuar edhe nga vetë ministria e Brendshme. (Lexo këtu).

Por, pasi zbulimit të këtyre detajeve, CNA.al i është drejtuar me shkresë zyrtare tre institucioneve, DPSHTRR-së, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Kjo e fundit, aty ku është edhe ?zemra? e skandalit, ende nuk n aka kthyer përgjigje.

Ndërsa ministria e Brendshme, në shkresën drejtuar CNA.al e cila mban datën 25.09.2020, ministria e Brendshme, pranon se mjeti ka mbajtur përkohësisht targën AA 976 UT. Pra, pranon se mjeti ka lëvizur me targa false. Gjë që CNA.al e vërtetoi një ditë më parë, ndërsa publikuam foto të mjetit me targa të ndryshuara në AB 395 BC. (Lexo këtu)

Por, çfarë ndodhi më tej?

Një ditë më parë, në redaksinë e CNA.al mbërriti një shkresë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Blendi Gonxhja.

Në shkresën drejtuar CNA.al, Blendi Gonxhja shprehet i qartë dhe i saktë, ashtu siç CNA.al është shprehur në denoncimin e bërë prej një muaji.

Në letrën e tij Gonxhja thekson se targa AA 976 UT, e cila ishte vendosur në BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt, i përkiste Policisë së Shtetit, ashtu sikundër ne kishim deklaruar. Që mjeti është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani. Më pas është sjellë në Shqipëri me procedura ekstraligjore dhe i janë vënë targa false, të cilat nuk ishin të atij mjeti. Por, ato janë targa që erdhen me Protokoll të veçantë, siç thotë Zoti Gonxhja, për Policinë e Shtetit.

Pra, makina të cilën përdor Sandër Lleshaj ka pasur ose targat e Forcave Operacionale, ose të Antidrogës dhe mjeti ka qarkulluar pa dokumente dhe pa siguracion.

Por, skandali qëndron në një tjetër fakt. Në shkresën e mëparshme drejtuar tek ne, e cila mban firmën e nëndrejtorit , ky i fundit mashtroi publikisht duke thënë se janë targa personale.

Në një tjetër shkresë drejtuar CNA.al e cila mban datën 02.09.2020, dhe është firmosur nga zv.drejtori Endri Haxhiu, thuhet se ?nuk mund të japim të dhëna personale të shtetasve pa pëlqimin e  tyre?.

Pse personale është Policia e Shtetit?

Mjafton përgjigja e firmosur nga Zoti Gonxhja, i cili pranon se targat janë të Policisë së Shtetit dhe gjithçka është pranuar nga ky institucion. Pra, e vërteta e thënë nga CNA.al.

Sandër Lleshaj mori një makinë në Gjermani për Oficerin e Kontaktit, e solli në Shqipëri me targa Gjermane, i vuri targa false dhe qarkulloi me targat e Policisë së Shtetit dhe pa siguracion dhe tani siç e zbuluam ne në shkrimin e mëparshëm, ai e ka targuar mjetin dhe Zoti Gonxhe thotë se ato targa kanë qënë të Policisë së Shtetit.

Por, DPSHTRR është përfshirë në një skandal të padëgjuar më parë, ku në dy shkresa drejtuar CNA.al ka dy qëndrime të ndryshme dhe dy argumenta të ndryshme.

Nëndrejtori thotë se është mjet privat, ndërsa tani drejtori thotë se nuk është mjet privat. Dhe se targat janë të Policisë së Shtetit./ CNA.al

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn





Lajmet e fundit nga