web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto ekskluzive-Kush është ekipi që falsifikon rezultatet dhe vjedh votat e demokratëve

1 Tetor 2020, 11:26, Politikë CNA

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha nuk ndalet në ?teatrin? e tij përballë demokratëve dhe skemat manipulative që përdor, duke i gënjyer ata se gjoja po bën një process të hapur votimi dhe selektimi të kandidatëve, por në fakt është një proces totalisht i mbyllur nga fillimi në fund.

Së pari, Lulzim Basha zgjodhi vetë një grup që do të selektonte emrat dhe me një të rënë të lapsit, fshiu me shumë se 3 mijë emra, megjithëse në fakt ato nuk ekzistonin kaq shumë, por ashtu ai e deklaroi. Pra, nga katër mijë, ai la 900 emra.

Ajo që po ndodh tani është më skandalozja e këtij procesi. Pra, pasi selektoi vetë emrat që propozoheshin dhe përjashtoi ata që donte. Tani ka ngritur një skuadër e cila ekzekuton dhe krijon manipulimin e plotë të listave me shifra, për t?i përdorur këto të fundit në procesin final të vendosjes së kandidatëve zyrtarisht. Pra, duke përdorur votën kontestuese si ?armiqësi? përballë kandidatëve, duke përjashtuar emra të caktuar, duke manipuluar pjesëmarrjen, duke ngritur apo ulur emra të tjerë në listë.

Skuadra drejtohet nga Gazmend Bardhi. Pra, Lulzim Basha nuk ka lejuar as vetë degët të numërojnë votat, por ka çuar njerëz nga Tirana, degë më degë, që të bëjnë manipulimin e shifrave. Gazmend Bardhi nga pas shoqërohet nga Lulzim Omuri, Erion Sula, Benard Banushi dhe Burhan Misiraj. Këta të pestë janë ekipi që bëjnë manipulimin e votave. Janë i njëjti ekip i pandryshuar.

Në Kukës, filloi manipulimi i parë. U shtuan votat kundër ish-kryetarit të Bashkisë, Bashkim Shehut. Pasi Lulzim Basha më parë kishte urdhëruar që të largohej nga ky qark Flamur Noka, i cili për të mos u votuar kundër u lëviz në një qark tjetër. Fillimisht u tha se do të ishte në Elbasan dhe më pas në Tiranë.

Por, kudo që të votohet Flamur Noka sërish do shpëtohet. Edhe pse vota kontestuese në Kukës do të ishte aq masive sa nuk do të kishte mundësi.

Vota kundër u shkarkua ndaj Bashkim Shehut, por burime nga dega e Kukësit thanë se këto shifra janë ndryshuar. Nga ana tjetër, vetë Shehu tha se procesi ishte i paqartë dhe se kishte problem.

Në degën e Hasit, për 19 vota digjej Avenir Peka, vëllai i gazetarit të famshëm të Fahri Balliut dhe Ilir Metës, Çlirim Peka. Avenirit i janë hequr disa vota kontestuese dhe është shpëtuar, për tu futur në listë.

Më tej, manipulimi ka shkuar në Dibër, ku Dhurata Çupi për 18 vota kapte pragun dhe digjej si kandidate nga votat kontestuese. Por, Gaz Bardhi dhe ekipi i tij manipulator e kanë shpëtuar këtë të fundit.

Më tej, procesi i manipulimit ka shkuar në Berat, ku janë shtuar votat kundër Astrit Veliajt. Ky i fundit i dyti në listën e 2017-ës, i futur pas largimit të Eduard Halimit si deputet, një nga sponsorat kryesorë të Partisë Demokratike, fillimisht si mbështetës i Mediut dhe Partisë Republikane.

Për ta hequr qafe, Lulzim Basha ka urdhëruar që t?i shtohen votat kundër.

Një proces krejtësisht fiktiv dhe me shifra të manipuluara ka ndodhur edhe në Gjirokastër. Ku komisioni ka kaluar pa votë kontestuese Tritan Shehun, i cili sipas të dhënave kishte marë maksimumin e votës kundër.

Më tej manipulimi ka shkuar dje në Shkodër, ku të paktën katër deri në pesë kandidatë mund të digjeshin nga vota kontestuese, por në mënyrën më të turpshme, Gaz Bardhi ka falsifikuar shifrat duke rritur në mënyrë fictive pjesëmarrjen, duke shpëtuar kryetaren e Bashkisë Voltana Ademin apo edhe ish-deputetin Bardh Spahia, nga vota kontestuese.

CNA.al më lart publikoi me foto ekipin e Lulzim Bashës, të kryesuar nga Gazment Bardhi, që kryejnë manipulimet në degë.

Nga ana tjetër, CNA.al ka siguruar një tjetër foto ekskluzive, ku anëtarët e komisionit janë me dy kandidatet, Izmira Ulqinaku dhe Benardeta Syku, e cila duket se ka më pak vota kontestuese, por miqësia dhe tavolina i fshinë votat negative.

Dy kandidatet, Izmira Ulqinaku dhe Benardeta Syku, janë fotografuar me komisionin e numërimit, duke parë dhe kontrolluar rezultatin final para shpalljes dhe duke bërë ndryshimet. Rasti i Shkodrës është nga më flagrantët, ku janë bërë ndryshimet e votave.

Një tjetër detaj është fakti se procesi nuk u bë në një ditë në të gjithë Shqipërinë, por që të manipulohet dhe kontrollohet ai vazhdon ditë pas dite, degë pas dege.

Pasi ashtu siç u votua në fundjavë, mund të ishte zgjedhur që gjithë Shqipëria të kishin votimin në një ditë, të çoheshin komisionet, të monitoroheshin dhe të dilte vota e vërtetë kontestuese.

Por, Lulzim Basha i ndodhur përballë faktit se vota kontestuese mund të rrëzonte njerëzit e tij dhe ta vinte përballë një liste që mund të kishte emra jashtë kontrollit, megjithëse ai në fakt i ka selektuar më parë, ka urdhëruar që votimi të bëhej ditë pas dite, procesi të zgjasë dhe të krijojë emra apo dhe një frymë nëpër degë, gjoja garë apo rivalitet. Që në fund vetë e vulos Lulzim Basha, duke manipuluar shifrat, duke lënë në garë emra të kontestuar, duke shtuar pjesëmarrjen për të siguruar emra të cilët dalin, por ai i do në listë, e kështu me radhë.

Gjithë procesi është një farsë në sytë e demokratëve që Lulzim Basha po e përdor si argument për humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme, të cilën do ta justifikojë me përzgjedhjen e këtyre listave të manipuluara, që ai po bën ditë pas dite në çdo degë të PD-së, në Shqipëri.

Duke qënë se nuk i manipulonte të gjitha në një ditë në të gjithë Shqipërinë, zgjat procesin duke i bërë votimet në ditë të ndryshme.

Kjo tregon dy detaje, e para që nuk e ka nën kontroll bazën e partisë. Pra nuk ka njerëz që ta kontrollojë. Dhe e dyta që do të manipulojë sipas dëshirës së tij, duke çuar Gaz Bardhin në çdo degë./ CNA.al

Procesi skandaloz i Bashës në Shkodër/ Zbulohen emrat, kush janë kandidatët më të kontestuar nga demokratët





Lajmet e fundit nga