web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fifi i shkon për vizitë Fjolla Morinës dhe publikon videon/ Ajo ka nevojë për “baby-n” e saj

1 Tetor 2020, 09:46, Lifestyle CNA

Prej 22 shtatorit këngëtarja Fjolla Morina qëndron e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës ?arrest shtëpie? pasi u kap me 2 pistoleta në pikën kufitare të Morinës.

Kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në shtëpinë ku është duke qendruar këngëtarja ndërsa ka treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

?Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty?, ka shkruar Fifi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga