web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre ushtrime efektive për dhimbjen e qafës dhe të nofullës

30 Shtator 2020, 14:43, Lifestyle CNA

Nga Dr. Ketiona Agaj, mjeke stomatologe

”Sternokleidomastoideum” është një muskul i gjatë që shtrihet nga zona poshtë veshit deri në klavikul. Ai merr pjesë në lëvizjet majtas-djathtas, lart-poshtë dhe përpara të kokës. Është shumë i dukshëm nëse ju lëvizni kokën nga njëra anë në tjetrën.

Kur ky muskul lodhet mund të shfaqen disa nga këto simptoma:
?Dhimbje në fytyrë, kryesisht në pjesën e ballit
?Dhimbje në sy ose në zonën poshtë tyre
?Marramendje
?Dhimbje koke, migrenë
?Dhimbje në sinuse
?Ngurtësimi i qafës
?Dhimbje të artikulacionit të nofullës

Çdo problem që ka të bëj me qëndrimin keq të shpinës dhe pozicionin e kokës e afekton atë.

Ky muskul kur irritohet jep simptoma edhe në artikulacionin e nofullës.

Për të zbutur lodhjen dhe dhimbjen në shumë zona të fytyr-kokës ku përfshihen edhe nofullat po ju propozoj këto 3 ushtrime:

1. Qëndroni ulur në një karrige me trupin drejt dhe duart e mbështetura tek ndenjësja. Lëvizni kokën anash deri sa veshi të takoj shpatullën. Qëndroni për 30 sekonda në këtë pozicion dhe përsëriteni 3 herë për secilën anë.

2. Qëndroni në këmbë me duart në mes dhe anoni kokën mbrapa deri në maksimum duke mbajtur shpinën gjithmonë drejt. Qëndroni për 60 sekonda në këtë pozicion dhe përsëriteni 3 herë.

3. Qëndroni drejt në këmbë dhe rrotulloni qafën duke mbajtur mjekrën e ngritur. Për ta bërë edhe më të vështirë ushtrimin mund të ushtroni presion mbi mjekër me njërën dorë.
Qëndroni për 30 sekonda dhe përsëriteni 3 herë.

Këto ushtrime është mirë ti bëni disa herë gjatë ditës.
Të lexosh këtë tekst nuk është është e thjeshtë. Prandaj shikoni fotot për më shumë variante.





Lajmet e fundit nga