web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po më shkatërronte marrëdhëniet me njerëzit që doja”/ Kastro Zizo tregon kush e “detyroi” të hiqte dorë nga alkooli

30 Shtator 2020, 13:35, Lifestyle CNA

Kastro Zizo është një nga personazhet që gjithnjë është evidentuar për natyrën e tij të drejtëpërdrejtë.

Së fundi këngëtari ka folur hapur për ?anën e errët? të jetës së tij dhe si arriti të hiqte dorë nga alkooli.

I ftuar në emisionin ?Wake up?,  Kastro tregoi sesi ardhja në jetë e djalit Dante i shkaktoi një ?revolucion? të brendshëm, duke e bërë të reflektojë dhe të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit. Ai u shpreh se alkooli po i shkatërronte jetën dhe marrëdhënien me njerëzit që donte.

?Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetëndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira.

Ky ?revolucion? nuk erdhi kot por si pasojë e  një reflektimi që pata dhe disa vendimmarrjeve që pata, një ndër tyre edhe lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkatërruar dhe po më shkatërronte dita-ditës raportet me njerëzit që i doja.

Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare, gjithë jeta jonë është një hard disk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat,?tha Kastro Zizo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga