web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Soreca takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese/ Sigurimi i funksionalitetit, kusht për demokracinë

30 Shtator 2020, 13:22, Politikë CNA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e KED dhe Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ambasadori tregoi se në fokus të diskutimeve ishte plotësimi i vendeve në  Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se BE do të mbështesë Shqipërinë për Reformën në Drejtësi.

?Sot u takova sot me Vitore Tushën, ushtruesen e detyrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo më informoi për punën e Këshillit për plotësimin e vendeve të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese.

Sigurimi i funksionalitetin e plotë është një kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për të nisur bisedimet në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Ne i kemi mirëpritur botimet e fundit nga Presidenti dhe Parlamenti i dy vendeve vakante dhe kemi ftuar kandidatë të kualifikuar për të aplikuar.

Është e domosdoshme që të finalizojë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për vendin vakant ekzistues , duke u mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe qëndron pranë saj si një vend i ardhshëm i BE-së?, -tha Soreca./CNA.al





Lajmet e fundit nga