web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Po të isha politikan, do varja gjithë klasën politike!’/ Nazarko përplaset keq me Telitin: Nuk ka bir nëne..

29 Shtator 2020, 21:27, Politikë CNA

Është shoqëruar me debate të ashpra diskutimi mes Dorjan Telitit të PD dhe analistëve Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli në ?Real Story?.

Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t?i kuptojë shifrat e tij.

Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës. Ne i kemi propozuar qeverisë që t?i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s?e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh. Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banore dhe nuk kanë ujë. Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.

Teliti: Ore bëre pyetje apo koment?

Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione?

Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë.

Nazarko: Jo se ke folur gjys ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t?iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha.

 

 





Lajmet e fundit nga