web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu mesazh mësuesve/ Roli juaj jo vetëm edukimi! Ruani shëndetin tuaj dhe të fëmijëve

29 Shtator 2020, 07:58, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje për të gjithë mësuesit për zbatimin e masave anti-covid.

Manastirliu kërkon prej tyre të mbajnë maskën, distancën dhe të kujdesen për fëmijët duke i kujtuar vazhdimisht zbatimin e rregullave.

?Roli juaj është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për edukimin e brezave, por në këtë kohë të pazakontë, roli juaj është thelbësor për ruajtjen e shëndetit, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm në shkolla. Gjatë gjithë qëndrimit në shkollë mbani maskën, kujdesuni të ruani distancën. Kujtoni vazhdimisht nxënësit për zbatimin e rregullave. Për çdo shqetësim komunikoni me koordinatorin e shëndetit në shkollë i cili sinjalizon strukturat shëndetësore. Zbato masat anti-covid. Kontribuo për shkolla të sigurta. Ruaj shëndetin?, thuhet në mesazh./CNA.al





Lajmet e fundit nga