web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëkundjet e njëpasnjëshme/ Sizmiologu Koçi: Është vatër e re, s’ka lidhje me tërmetin e 26 nëntorit

27 Shtator 2020, 15:26, Sociale CNA

Prej disa ditësh në vend janë regjistruar një numër i madh tërmetesh të njëpasnjëshme, ku më i forti ishte ai 4.5 ballë i shkallës Rihter.

Për këto lëkundje që kanë rikthyer sërish frikën te qytetarët, ka folur sot edhe sizmiologu  Rexhep Koçi, i cili deklaroi se Belshi është një zonë e re sizmiologjike.

Ai tha në një prononcim për Tv Klan se tërmetet e ditëve të fundit, nuk kanë lidhje me atë të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

?Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit. Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje?, u shpreh ai.

Teksa u pyet se sa rrezikohen banesat nga lëkundjet e forta, Koçi theksoi se nëse banesat janë të ndërtuara sipas kushteve teknike, nuk rezikohen.

?Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen?, nënvizoi sizmiologu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga