web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këngëtarja e famshme turke humb fëmijën gjatë shtatzënisë/ “Lumturia ime u pre në mes“

29 Shtator 2020, 12:36, Lifestyle CNA

Petek Dinçoz ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për humbjen e fëmijës gjatë shtatzënisë.40 vjeçarja e ka humbur fëmijën për shkak të një problem. Ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë nga martesa me biznesmenin Serkan Kodaloglu.

Së fundmi këngëtarja kishte zbuluar se do të bëhej me vajzë dhe e lumtur e ndau lajmin në rrjete sociale. ?Fatkeqësisht lumturia ime për tu bërë nënë për herë të dytë u ndërpre në mes.

Dëshira jonë e vetme ishte të rrisnim familjen tonë dhe ta bënim djalin tonë me motër. Shpresoj që Zoti të na i bëjë më të lehtë dhimbjen mua dhe nënave që kalojnë një eksperiencë të tillë?-shkroi aktorja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga