web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më ndjekin më shumë se Dua Lipën”/ Robert Berisha ironizon këngëtaren

29 Shtator 2020, 10:47, Lifestyle CNA

Këngëtari Robert Berisha vijon të bëjë zhurmë me deklaratat e tij. Së fundi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka thumbuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.

Gjatë intervistës ai u shpreh se gjatë periudhës së karantinës ka vënë re që kur futej live kishte më shumë fansa që e ndiqnin sesa Dua Lipën, që është një artiste me famë botërore.

?Ishte futur e Dua Lipa live gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës. Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe kisha 17 mijë e 600 njerëz. Tregoja barsoletat, këndoja, kisha dhe barsoleta me spec siç i thoni ju dhe aty lindi idea për emisionin +16.?, tha Roberti.

Roberti ka bërë së fundmi me dije se krahas muzikës, se do të vijë dhe me një emision të vetin. Por krahas angazhimit për programin, Berisha nuk e ka lënë pas as muzikën, pasi pritet që së shpejti të publikojë bashkëpunimin me këngëtaren Ada Luka./ CNA.al





Lajmet e fundit nga