Bisedimet për Brexit/ BE-ja dhe Britania me qëndrime të ndryshme
Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas ...
Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm nga 750 dollarë në taksa federale në vitin 2016, viti kur kandidoi për presidencën dhe në vitin 2017, viti i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë, sipas gazetës New York Times.
Sipas artikullit të gazetës, zoti Trump, i cili është i vetmi president amerikan në kohërat moderne që nuk i ka bërë publike taksat, nuk ka paguar taksa federale në 10 nga 15 vitet e fundit.
Detajet për taksat e ndërlikojnë imazhin që Presidenti Trump është përpjekur të krijojë për veten e tij, si një biznesmen i mprehtë dhe patriot, duke nxjerrë në pah një sërë humbjesh financiare dhe të ardhurash nga jashtë vendit, që mund të bien ndesh me përgjegjësitë e tij si president.
Informacioni për financat e presidentit tregon se ai fitoi të paktën 434.9 milionë dollarë në vitin 2018, por në formularët për taksat, figuron një humbje prej 47.4 milionë dollarësh.
Një avokat nga Organizata Trump, Alan Garten dhe një zëdhënës i organizatës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë Associated Press, për të komentuar mbi artikullin.
Zoti Garten i tha gazetës New York Times se zoti Trump kishte paguar miliona dollarë në taksa dhe se ?shumica, në mos të gjitha faktet, duket të jenë të pasakta?. Vetë zoti Trump e hodhi poshtë artikullin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të dielën, duke e quajtur ?lajme të rreme?. Ai tha se kishte paguar taksa por nuk dha hollësi. Ai gjithashtu premtoi se informacioni për taksat e tij ?do të bëhet publik?, por nuk tha se kur. Ai kishte bërë premtime të ngjashme në vitin 2016, por asnjëherë nuk i kishte bërë të njohura të dhënat.
Madje presidenti kishte ndërmarrë sfida ligjore përmes gjykatave ndaj atyre që kishin kërkuar qasje tek të dhënat e tij për taksat, përshirë Dhomën e Përfaqësuesve, që ka hapur padi për qasje në informacionin për taksat e presidentit, në kuadër të një hetimi të kongresit.
Informacioni, që gazeta tha se është mbledhur nga të dhënat që kishte siguruar për taksat e mbi dy dekadave, vjen dy ditë para debatit të parë presidencial të martën dhe vetëm disa javë para zgjedhjeve ku presidenti dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po përballen në një garë të ashpër.
New York Times njofton se gjatë dy viteve të para si president, zoti Trump kishte marrë 73 milionë dollarë nga bizneset në vende të tjera, që përveç të ardhurave nga objektet e golfit në Skoci dhe Irlandë, përfshinin 3 milionë dollarë nga Filipinet, 2.3 milionë nga India dhe 1 milionë nga Turqia. Në vitin 2017, presidenti pagoi 145,400 dollarë taksa në Indi dhe 156,824 në Filipine, në krahasim me vetëm 750 dollarë në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Trump kishte gjetur disa mënyra për të ulur faturën e taksave, sipas artikullit. Ai kishte bërë zbritje taksash duke pretenduar shpenzime personale si strehim, avionë dhe 70,000 dollarë për shërbime parukerie për flokët ndërsa xhironte serinë televizive “The Apprentice.” Humbjet nga bizneset e pasurive të patundshme, duket se kishin neutralizuar të ardhurat nga seriali televiziv dhe biznese të tjera me partneritete.
Richard Neal, anëtar demokrat i Kongresit dhe kryetar i një Komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, që është përpjekur pa sukses të sigurojë informacionin për taskat e Presidentit tha se artikulli i New York Times, e bën edhe më të rëndësishme nevojën për t?i marrë këto dokumente.
“Duket se presidenti ka manipuluar kodin e taksave në avantazhin e tij dhe ka përdorur beteja ligjore për të shtyrë apo shmangur pagesën e detyrimeve të tij?, tha ai në një deklaratë.
Zoti Garten tha në një deklaratë për mediat se presidenti “ka paguar dhjetra miliona dollarë taksa personal edhe federale, përfshirë miliona dollarë që kur shpalli kandidaturën në vitin 2015
New York Times tha se nuk kishte pranuar t?ia tregonte zotit Garten dokumentat për taksat që kishte siguruar, për të mbrojtur burimet e veta./VOA
Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas ...
Zviceranët votuan në një referendum kundër kufizimit të ardh...
Refuzimi për t’u vetizoluar, nga sot, është vepër e paligjsh...
Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa qenë e ne...
Në seancën parlamentare të ditës së sotme, në Kuvendin e Kos...
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 45 ras...
Kancelarja Angela Merkel e vizitoi personalitetin opozitar r...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka treguar s...
Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon a...
Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën dhe...
Britania ka ashpërsuar masat për të kufizuar përhapjen e Cov...
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-1...
Një nga konfliktet më të vjetra në botë, që është një mosmar...
Një taksist është ndaluar ditën e sotme në Kakavijë, pasi ka...
Policia në Bjellorusi ka arrestuar qindra persona gjatë pro...
Një komision i posaçëm i Parlamentit Europian do të zbulojë ...
Ish menaxheri i fushatës së Presidentit Donald Trump, Brad P...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërk...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Meksik...
Policia bjelloruse ndaloi me dhjetëra protestues të dielën g...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...