Masakër në një lokal në Meksikë/ Vriten 11 persona
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Meksik...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërkojë që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-Nënpresidenti Joe Biden, të bëjë testin për drogë para ose pas debatit të tyre këtë të martë në mbrëmje.
Ai sugjeroi se paraqitja jo e njëtrajtshme e zotit Biden në debatet e mëparshme politike, ishte tregues se ai ishte i droguar. Akuza e pazakontë e zotit Trump, të cilën ai e ka ngritur edhe më parë gjatë javëve të fundit, vjen ndërsa ai vazhdon të renditet pas zotit Biden në sondazhet kombëtare, prej disa muajsh me radhë.
?Unë kërkoj me forcë që ?gjumashi? Joe Biden të kryejë testin për drogë para ose pas debatit të së martës në mbrëmje?, shkruante zoti Trump në Twitter.
?Natyrisht që edhe unë pranoj që ta bëj një të tillë gjithashtu. Prezantimi i tij në debate ka qenë rekord për sa i takon të qënurit jo i njëtrajtshëm, për ta thënë në mënyrë të butë. Vetëm barnat mund ta kenë shkaktuar këtë gjendje?, shkruante ai.
Prej vitit të kaluar deri në 2020, zoti Biden u përfshi në një varg debatesh me pretendentë të tjerë demokratë për fituar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president.
Disa herë ai doli dobët gjatë debateve me 10 kandidatë të rreshtuar së bashku në një podium. Por ai u duk se e rifitoi ritmin pas një prezantimi të fortë në një debat kokë më kokë në mars kundër senatorit të Vermontit Bernie Sanders, kundërshtari i fundit i tij përpara se pranonte kandidimin zyrtar për president në emër të demokratëve.
Muajin e kaluar zoti Trump tha se: ?Ju i patë disa nga ato debate me numrin më të madh të njerëzve në skenë. Thosha: si është e mundur që ai mund të bëjë përpara?! Sinqerisht, prezantimi i tij më i mirë ishte kundër Bernie-t. Ne do të bëjmë thirrje për të kryer testin për drogë, meqë ra fjala sepse, prezantimi i tij më i mirë ishte kundër Bernie-t. Nuk ishte se u paraqit si Winston Churchill, por ishte një debat normal dhe i mërzitshëm. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi. Nëse ktheheni dhe shikoni disa nga ato debate të shumta, ai ishte shumë keq. Nuk ishte as koherent. Ndërsa kundër Bernie-t ishte?, përfundonte postimi i zotit Trump.
Presidenti Trump 74-vjeçar e ka vënë shpesh në dyshim mprehtësinë mendore të zotit Biden, 77 vjeç. Por zoti Biden i ka ironizuar shpesh akuzat e zoti Trump dhe ka shtuar ai do të jetë në nivelin e zotit Trump apo më lartë gjatë debateve me të.
?Më shihni, zoti President, na shihni çfarë them, çfarë bëj, çfarë di e në ç?formë jam?, tha zoti Biden gjatë një interviste për ABC News. Por zoti Biden pranoi se ka ?pyetje legjitime? për t?u bërë në lidhje me gjendjen mendore të dy kandidatëve.
Në një intervistë të regjistruar paraprakisht e të transmetuar të dielën në CNN, bashkëshortja e zotit Biden, Jill, tha se ?ai është gati?.
?Një nga gjërat për të cilën jam e ngazëllyer është momenti kur populli amerikan të shohë Joe Bidenin atje lart në atë skenë. Ata do të shohin se si duket një president. Dikush që është, i qetë, i qëndrueshëm, i fortë, elastik?.
Jill Biden tha se ka një diferencë si ?nata me ditën mes dy kandidatëve. ?Mezi pres që populli amerikan ta shohë atë burrë shteti përpara publikut amerikan?, tha ajo.
Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Biden debatojnë tre herë, duke filluar me debatin 90-minutësh të së martës të moderuar nga gazetari i Fox News-it, Chris Wallace në qytetin e Klivlendit në shtetin Ohajo.
Zoti Wallace ka zgjedhur gjashtë tema për diskutim të ndara në segmente 15 minutëshe: mes tyre rezultatet e punës së dy kandidatëve, Gjykatën e Lartë me emërimin nga zoti Trump të juristes konservatore Amy Coney Barrett, gjithashtu çështje si COVID-19, ekonomia, integriteti i zgjedhjeve? si dhe ?gara e dhuna në qytetet amerikane?./VOA/
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Meksik...
Policia bjelloruse ndaloi me dhjetëra protestues të dielën g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur i gats...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërk...
Debati i parë presidencial mes Presidentit Donald Trump dhe ...
Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka shpërthyer ash...
Greqia i bëri thirrje të dielën Turqisë të dënojë dhe hetojë...
Universiteti Johns Hopkins ka raportuar shifra në rritje me ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka raportua...
Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me f...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka dalë sëris...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka rapor...
Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti i SH...
Zviceranët do të vendosin sot nëse do ta braktisin marrëvesh...
Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barr...
Kryeministri i emëruar i Libanit është larguar nga posti.Mou...
Demonstruesit dolën në rrugë në një tjetër natë të premten n...
Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë ...
Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiz...
Dhomat e Specializuara në Hagë thonë se nënkryetari i Organi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...