Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë
Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë ...
Demonstruesit dolën në rrugë në një tjetër natë të premten në Luivill të shtetit të Kentakit, për të protestuar kundër vrasjes së Breonna Taylor-it, një punonjëse afrikano-amerikane e shërbimeve të urgjencës mjekësore, e cila u vra nga policët marsin e kaluar ndërsa po kryenin një bastisje për drogë.
Rreth 15 protestues u arrestuan të premten, tha policia, për shkeljen e ndalim-qarkullimit në orën 21:00.
Më herët të premten, familja e zonjës Taylor dhe avokati i tyre, Benjamin Crump, i bënë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Kentakit, David Cameron të publikojë pamjet e kamerave që mbanin oficerët në trup, dosjet e policisë dhe transkriptet e procedurave të jurisë që nuk ngriti akuza për vrasje ndaj oficerëve që vranë zonjën Taylor.
Avokati Crump tha se vendimi i jurisë është një shembull i racizmit sistematik që vazhdon në Amerikë. “Kjo nënvizon atë që kemi thënë gjatë gjithë kohës,” tha ai.
E ëma e zonjës Taylor, Tamika Palmer, tha, se “policia dhe ligji nuk u krijuan për të na mbrojtur ne, gratë me ngjyrë”. Zonja Palmer tha se vendimi i jurisë konfirmon faktin se ajo “nuk ka besim në sistemin ligjor”.
Zonja Palmer tha se ajo “e dinte” që Prokurori Cameron “nuk do ta bënte kurrë punën e tij” dhe shtoi se, “Sistemi i tërë ka dështuar të mbrojë Breonna-n.”
Zoti Cameron është prokurori i parë i përgjithshëm afrikano-amerikan i shtetit Kentaki
Kreu i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell, që përfaqëson shtetin Kentaki, mbrojti hetimin gjatë një fjalimi të enjten në sallën e Senatit, duke thënë se zoti Cameron “zhvilloi pikërisht llojin e hetimit të paanshëm dhe të plotë që kërkon drejtësia”. Ai i quajti protestat në Luivill, gjatë të cilave dy oficerë policie u qëlluan me armë, “evidencë e mëtejshme të paligjshmërisë, trazirave, dhe dhunës që kanë goditur qytetet amerikane kaq shpesh gjatë këtij viti”.
Zoti Crump shkruajti në Twitter se ai shpreson që një hetim federal për vrasjen e zonjës Taylor do të ngrinte akuza ndaj oficerëve. “Shpresoj që hetimi i FBI-së të sjellë më në fund drejtësi për Breonna-n dhe familjen e saj”.
Zonja Taylor u vra kur gjatë një operacioni anti-drogë, policia hyri në apartamentin e saj me një autorizim hyrjeje “pa trokitur” – një mekanizëm ligjor që u lejon policëve të hyjnë në një mjedis pa paralajmëruar, me qëllim ruajtjen e provave që mund të shkatërrohen. Në apartamentin e saj nuk u gjet drogë.
Megjithatë, zoti Cameron tha të mërkurën se një fqinj i zonjës Taylor kishte dëgjuar policinë të njoftonte prezencën e saj ndërsa hynin në apartamentin e zonjës Taylor dhe se hyrja e tyre nuk konsiderohej e llojit “pa trokitur”.
Zoti Cameron tha se oficerët “ishin të justifikuar në përdorimin e forcës”, pasi i dashuri i zonjës Taylor, Kenneth Walker, i cili nuk dëgjoi ndonjë njoftim nga policët, qëlloi me armë ndaj tyre i pari, kur ata hynë në apartament, duke menduar se ishin keqbërës.
Vëmendja është fokusuar tek të shtënat e zonjës Taylor dhe raste të tjera, pas vdekjes më herët këtë vit të George Flyod-it, një afrikano-amerikan, pasi një polic i bardhë i qytetit Minneapolis i vendosi gjurin në qafë. Vdekja e zotit Floyd ngjalli protesta në mbarë botën për padrejtësinë sociale./voa
Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë ...
Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiz...
Dhomat e Specializuara në Hagë thonë se nënkryetari i Organi...
Një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Afër 400 milionë euro do t’i duhen Kosovës për të realizuar ...
Presidenti Donald Trump pritet të emërojë Amy Coney Barrett ...
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka t...
Votuesit zviceranë do të vendosin të Dielën nëse do të brakt...
Nuk është sekret që Donald Trump nuk është adhurues i madh i...
Prej muajsh në Bullgari po protestojnë shumë kundërshtarë të...
Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh festa e karnav...
Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një vendim lidhur me masat para...
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për aksionin e EULEX me b...
Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertës...
Britania e Madhe duket se po përjeton valën e dytë të pandem...
Greqia ka regjistruar 286 raste të reja dhe 3 viktima nga CO...
Kryeministri Francës Jean Castex ka deklaruar se nuk përjash...
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vaksina e parë e koronavi...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 1 person ka ndërruar jetë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...