web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përfshinë në listën e të akuzuarve për përdorim droge/ Reagojnë Sadna dhe Alek: Nuk ishim në dijeni

26 Shtator 2020, 12:53, Lifestyle CNA

Së fundi mediat indiane raportuan se shumë aktorë të famshëm janë nën investigim pasi akuzohen për drogë. Ndër ta ishin të përmendur edhe emrat e aktorëve Sara Khan dhe Angad Hasija të njohur si Sadna dhe Alek në serialin ?Bidai?. Në lidhje me këtë dyshja ka reaguar duke u shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me këtë dhe se emri i tyre është përmendur pa të drejtë.

Dy aktorët kanë reaguar ekskluzivisht për prestigjiozen indiane ?India Today?, duke thënë se: ?Nuk kisha dijeni për këtë. E mora vesh nga mediat që emri im është përfshirë. Nuk kam përdorur kurrë drogë. Nuk e kuptoj pse është përdorur emri im. Ndoshta sepse jam parë në klube duke festuar, por kjo nuk do të thotë që unë përdor drogë. Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion?-tha Sara Khan. ?Jam i shokuar pasi mësova këtë lajm. Janë gënjeshtra dhe unë nuk kam fare lidhje me këtë. Emri im është përmendur pa të drejtë në këtë?-deklaroi Angad Hasija./ CNA.al





Lajmet e fundit nga