web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Premtime false dhe mediokre", ultrasit e Lacios kundër Lotitos dhe Tares për merkaton

25 Shtator 2020, 09:54, Sport CNA

Lacio zhvilloi një sezon mjaft pozitiv teksa ia doli edhe të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, mirëpo kjo duket se nuk iu mjafton tifozëve bardhekaltër të cilët janë ankuar për merkaton që ka zhvilluar deri në këtë moment presidenti Klaudio Lotito dhe drejtori Igli Tare.

Mbrëmjen e djeshme, ultrasit kryeqytetas kanë nxjerrë një banderolë ku theksohej se kanë marrë vetëm premtime false dhe mediokre, ndërsa merkato është një lëmsh i vërtetë.

Kjo vjen para debutimit të skuadrës këtë javë në kampionat, ndërsa atmosfera duket se nuk është edhe aq e mirë, ndërkohë që në këtë sezon është përpara edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Ndaj, tifozët kërkonin diçka më shumë në merkato, në mënyrë që në Europë, Lacio të ketë një paraqitje dinjitoze.





Lajmet e fundit nga