web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Barazon Bayerni, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës

24 Shtator 2020, 19:46, Sport CNA

Po luhet prej orës 21:00, në stadiumin ?Arena Pushkash? të Budapestit, Superkupa e Europës mes Bajernit të Mynihut dhe Sevijas.

Bavarezët e Flik, arritën të dilnin triumfues në Ligën e Kampionëve, duke fituar trofeun në prestigjioz për klube, ndërkohë në krahun tjetër, Sevija, fitoi trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, pra Ligën e Europës.

Gjermanët mposhtën në finale PSG-në me rezultatin 1-0, ndërkohë që Sevija arriti t?ia dilte ndaj Interit të Kontes duke fituar me përmbysje.

Në sfidën e sotme, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë futbollistët më të mirë që kanë në dispozicion, duke synuar një tjetër trofe jo pak të rëndësishëm.

Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë me këtë rezultat:

LIVE: BAJERN MYNIH ? SEVIJA 1-1

Gorecka 34? / Okampos 13? (p)





Lajmet e fundit nga