web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja që tmerroi Elbasanin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Është e frikshme

25 Shtator 2020, 09:52, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku një 71-vjeçar, qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të efektivëve të policisë dhe më pas u ekzekutua një ditë nga forcat RENEA.

I ftuar në studion e Abc Neës, gazetari Hoxha theksoi se ajo çfarë e bënte shumë të rezikshme situatën dje, ishtë aftësia që kishte Lefter Zhidrus për të përdorur armën.

Sipas Hoxhës ajo çfarë mund të kishte ndodhur dje, është e frikshme.

?Nuk ka rëndësi mosha e personit, por aftësia që ka për të përdorur armën. Kishim të bënim me një personazh që kishte vendosmëri për të mos u dorëzuar dhe aftësi për të përdorur armët. Kishte një arsenal të tërë armësh. Kishte njohje të mirë ushtarake. Kallashi është armë shumë e frikshme, sidomos në distanca të afërta. Zgjidhja ka qënë më optimale e mundshme, nëse do zgjaste më shumë mund të merrte jetë njerëzish. Mund të shkaktonte dëme të mëdha.

RENEA largoi gjithë personat në pjesën e dukshme, nga kishte fushëpamjet autori?-tha Artan Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga