web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë/ Arrestohet 30-vjeçari

25 Shtator 2020, 07:24, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, për armëmbajtje pa leje, pasi në makinë iu gjet armë zjarri.

Në pranga edhe drejtuesi i mjetit me të cilin qarkullonte 30-vjeçari, për moskallëzim krimi.

Në vendin e quajtur ?Rrethrrotullimi i Farkës? u bë ndalimi i mjetit tip ?Audi? që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte  pasagjer shtetasi K. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre personave, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë./CNA.al





Lajmet e fundit nga