web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ekzekutua nga RENEA pasi terrorizoi Elbasanin/ Çfarë u gjet në banesën e 71-vjeçarit

24 Shtator 2020, 16:51, Kronika CNA

Rreth orës 17:50 policia dhe forcat RENEA u përplasën sërish me Lefter Zhidrun në Elbasan.

Mësohet se RENEA ka ekzekutuar 71-vjeçarin, i cili prej disa orësh ka bërë rezistencë ndaj policisë.

GJithahstu raportohet se pas ekzekutimit blutë kanë hyrë në banesën e 71-vjeçarit që terrorizoi sot Elbasanin dhe kanë gjetur 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla.

Në momentine  të shtënave banorët janë terrorizuar dhe janë larguar nga zona, ndërsa aktualisht duket sikur gjendja po normalizohet.

Kujtojmë se Zhidru fillimisht u konfliktua me ish-bashkëshorten dhe më pas ka ndërhyrë policia, por kjo duket se ka irrituar të moshuarin, i cili u kundërpërgjigj me zjarr, duke lënë të plagosur edhe dy kalimtarë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga