web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrjeti i kokainës/ Artan Hoxha zbulon nofkat e personazheve më të pasur në Shqipëri

23 Shtator 2020, 19:19, Kronika CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Aktualitet? në Fax Neës ku po flitet për situatën e kriminalitetit në vend.

Hoxha zbuloi se grupet kriminale shqiptare kanë filluar të operojnë në Republikën Domenikane gjatë kohëve të fundit, ndërsa sqaroi se personazhet më të pasur të krimit në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku operojnë.

?Italia është vendi më i afërt i joni, kështu që shtrirjen e parë shqiptarët e kanë aty. Numrin më të madh të emigrantëve e kemi në Itali dhe Greqi. Sigurisht duke qenë prezentë në Itali, jemi marrë që nga trafiku i klandestinëve, prostitucionit, armatimit, dalëngadalë grupet tona krijuan njohje.

Grupet shqiptare zëvendësuan punën e grupeve italiane dhe nëse kishte një goditje, ata i shpëtonin por njëkohësisht merrnin përqindje të aktivitetit të shqiptarëve.

Aktualisht shqiptarët në Itali janë pikë referimi sepse duke shkuar në vendin e origjinës. Pasi konsoliduam pozicionin tonë në trafikun e heroinës, sigurisht që objektiv u bë droga që sjell paratë më të mëdha sot, kokaina.

Sot personazhet më të pasur në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku qëndrojnë. Njëri njihet si filani i Brazilit, i Kolumbisë etj. Këto 2 vitet e fundit ka dalë në skenë Republika Domenikane ku janë vendosur shqiptarët?, u shpreh Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga