web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD nuk pranoi rekomandimet e ODIHR-it”/ Gjiknuri: Vendimi nuk mund të shkojë në krizë

22 Shtator 2020, 20:06, Politikë CNA

Përfaqësusi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Real Story?, ku deklaroi se qeveria ka plotësuar të gjitha pikat që kërkoi opozita jashtë-parlamentare, në atë që u quajt marrëveshja e 5 qershorit.

Gjiknuri shtoi se PD nuk pranon rekomandimet e OSBE ODIHR-it, gjë e cila mund të prodhojë deri krizë politike në vend.

?Mbledhja përfundoi pa ndonjë rezulton. Palët erdhën me të njëjtat propozime. Mbledhja zgjati 2 orë dhe u përsëritën të njëjtat debate. Qëndrimet e palëve janë krejt të ndryshme. Kemi situatë të re, që është miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, që flet për ndryshime në Kod. Ne kishim rekomandime të ODIHR. Fatkeqësisht i lamë mënjanë rekomandimet e ODIHR për të arritur marrëveshjen e 5 qershorit, që e donte opozita e bashkuar jashtë parlamentit.

Këshilli Politik është i rëndësishëm, por ky këshill nuk mund të kthehet në arsye për krizë politike në vend. PD duhet të hyjë në këtë proces që të miratojë ndryshimet kushtetuese. PD nuk ka pranuar rekomandimet e ODIHR, duke thënë se rregullat janë politike e të tilla justifikime?, deklaroi Gjiknuri./CNA.al





Lajmet e fundit nga