web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha e thotë troç/ Eldi Dizdari në Shqipëri ishte i paprekshëm, nuk do arrestohej

21 Shtator 2020, 20:19, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Eldi Dizdarit, i cilësuar si bosi i kartelit të drogës.

Hoxha tha se operacioni që bëri të mundur arestimin e tij është bërë nga policia e Firences dhe më pas janë përfshirë edhe nëntë shtetet e tjera.

Hoxha pranoi publikisht se Dizdari, i regjistruar në Dubai me emrin Denis Matoshi, në Shqipëri ishte i paprekshëm nga autoritetet dhe nuk do të ishte arrestuar.

?Operacioni është kryer nga policia e Firences, pastaj janë përfshirë shtetet. Është hapur degëzimi nga policia e Firences dhe kanë kapur fijet e këtij grupi, ata kanë kapur disa ngarkesa. Hetimi ëhstë kryer nga autoritetet italiane dhe prandaj është bërë i mundur arestimi i Eldi Dizdarit. Në Shqipëri i ishte i paprekshëm, nëse do të ishte në Shqipëri ai nuk do ishte arrestuar. Ka qenë fat që ka qenë në Ekuador dhe atje është kapur, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta arrestonin Dizdarin?, theksoi gazetari investigativ në emisionin “Opinion”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga