web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

17 vjeçari i plagosur në Durrës futet në operacion/ Policia jep detaje nga ngjarja

22 Shtator 2020, 14:43, Kronika CNA

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një të mituri në Durrës. Një 17-vjeçar me iniciale E.Z.,17 ka mbetur i plagosur me thikë në Sukth.

17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa policia njofton se është në ndjekje të autorit.

?Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të tijë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes?, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga