web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj Preng Gjinit u bë nga një distancë 200 metra/ Gazetari zbulon se si ekzekutorët e vunë në shënjestër

16 Shtator 2020, 19:39, Kronika CNA

Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina, ka zbuluar detaje të reja, nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbeti i plagosur Preng  Gjini.

Zhabina theksoi se ekzekutorët kanë përdorur për shpërthimin një telekomandë që komandohet nga një distancën e vogël rreth 200 metra, si dhe kanë pasur një panoramë të qartë të objektivit.

?Nuk është një kartë telefoni, por një mekanizëm që komandohet nga një distancë e vogël rreth 200 metra dhe që ka pas panoramë të qartë të objektivit. Autori ka pas panoramë të objektivit dhe ka shkelur butonin dhe duhet thënë që për fat të mirë nuk pati viktima.

Kamerat e sigurisë po këqyren, janë me dhjetëra kamera, si dhe po pyeten me qindra persona, që kanë qenë në lëvizje në ato momente. Pista është e hakmarrjes, duke pasur parasysh se kemi 5 vrasje dhe një plagosje. Ajo që më bën përshtypje në këtë histori është se më duket i paqartë roli i Prokurorisë në gjithë këto ngjarje. Kemi pesë vrasje, presona me precedentë të theksuar brenda dhe jashtë vendit, dhe që nuk kanë një dosje të vetme. Është e çuditshme se si organi i Akuzës nuk i ka bashkuar në një dosje vrasje të tilla, që shkojnë deri në kufijtë e një atentati terrorist?, deklaroi gazetari./CNA.al





Lajmet e fundit nga