web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në Moravë/ Kush janë punonjësit e OSHEE që mbetën të plagosur rëndë

16 Shtator 2020, 15:59, Kronika CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore pranë fshatit Moravë.

Në aksident u përfshinë një mjet tip Benz dhe një makinë e OSHEE-së. Të plagosur në këtë aksident mbetën Erjon Brahimaj që udhëtonte në mjetin tip Benz; Albjon Çela i cili drejtonte automjetin tip Skoda të OSHE-së si dhe pasagjeri në automjetin e OSSHE-së, Eduart Bushi.

Shkak i aksidentit mësohet se është bërë parakalimi i gabuar dhe me shpejtësi i mjetit tip Benz 250 që udhëtonte nga Berati në drejtim të Urës Vakgurore.

Tre të plagosur janë dërguar menjëhrë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga