web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

15 Shtator 2020, 18:26, Kronika CNA

Gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në ?Vasil Shanto? pasi iu bë atentat me tritol, mbetet kritike.

Kështu është shprehur  në një lidhje telefonike me Neës 24 drejtori i Spitalit të Traumës  Arben Zenelaj.

?Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Situata mbetet në vështirësi.

Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.? tha Zenelaj./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga