web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

613 kg kokainë në banane/ Dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj

15 Shtator 2020, 16:45, Kronika CNA

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 21 vite burg Arbër Cekajn, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tone.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 21 vite burg për biznesmenin Çekajn dhe GJKKO mori të njëjtin vendim.

Duke qenë se përfiton ulje dënimi, Cekaj do të bëjë vetëm 14 vite burg. Ndërkohë, Donald Lushaj u dënua me 16 vite burg që i shkurtohen në 10 vite e 8 muaj dhe Armando Pezaku me 13 vite që me uljen i mbeten 8 vite e 8 muaj.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2018 u kapën 613 kg kokainë të fshehura në banane, në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i ?Arbri Garden?, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.

Kontenieri me banane vinte nga Kolumbia për llogari të ?Arbër Garden?, pronar I të cilit ishte Arbër Çekaj. Ai u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë për tu përballuar me drejtësinë shqiptare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga