web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Tik Tok-ut, deputeti merr rolin e ndërmjetësit për historinë e bujshme të “Nojës”

13 Shtator 2020, 12:56, Sociale CNA

Deputeti i opozitës Halit Valteri, i cili tashmë është pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, kohët e fundit është bërë përdorues i rregullt i Tik Tok-ut.

CNA.al publikoi një video, të deputetit të ?opozites së re? të dalë nga lista Basha, i cili shfaqej duke ngrënë dy copa mishi, me dy pirunj njëkohësisht, ndërsa kërcen. Në një tjetër video në Tik Tok, deputeti i Lulit kërkon t?ia lëpijnë. Ai shfaqet me një akullorë në dorë dhe me një gjuhën që nuk i shkon për shtat një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, sot Valteri ka takuar Brisilda Rrokun, vajzën e cila u dhunua nga Margerita Gjoni, pasi kishte shkuar më të dashurin e saj. Fotoja është bërë publike nga Ina Kollçaku, ish-konkurente në emisionin ?Përputhen? dhe siç lexohet në shkrimin e saj, ishte deputeti ai që iu mundësoi takimin dy vajzave.

?Faleminderit pafund deputetit që bëri të mundur takimin tim me Brisilda Rrokun, ashtu siç premtove. Faleminderit të gjithëve për mesazhet?- shkruan Ina Kollçaku.

Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit ?Noja? ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live, ku tha se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale./CNA.al

A do e lëpish apo jo?/ Deputeti i Lulit sjell videot me lutje by….





Lajmet e fundit nga