web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fjoralba Ponari nuk mund ta fshehë më/ Prezanton për herë të parë të dashurin

13 Shtator 2020, 11:41, Lifestyle CNA

Moderatorja Fjoralba Ponari është një nga personazhet e ekranit më të komentuara, sidomos për jetën private.  Ajo ka rrëfyer kohë më parë se është në një lidhje dashurie por është treguar shumë e rezervuar përsa i përket ruajtjes së imazhit.

Së fundmi, Fjoralba ka postuar një foto krah tij. Ata shihen të përqafuar teksa kanë pozuar para pasqyrës, por edhe këtë herë ka preferuar ta ruajë imazhin e tij, duke vendosur një emoji zemër në fytyrë.

Kujtojmë që pak ditë më parë në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, moderatorja foli për partnerin e saj, teksa një ndjekës e pyeti lidhur me këtë.

Njëri prej ndjekësve e ka parë moderatoren me një djalë në rrugë, ndërsa nuk ka nguruar ta pyesë se për kë bëhet fjalë.  ?Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? Je si beb live?, ka qenë komenti i ndjekësit, ndërsa moderatorja ia ka kthyer: ?I dashur im dhe faleminderit.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga