web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festa e ditëlindjes së Songylit shndërrohet në tragjedi/ Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”

13 Shtator 2020, 07:50, Lifestyle CNA

Vajzat e jetimores së bashku me Gynejin dhe Serkanin surprizojnë Songylin për ditëlindje në shtëpinë e saj të re. Songyl e lumtur përqafon mikeshat dhe merr dhurata nga të gjithë.

Festa shndërrohet në një tragjedi kur ish-bashkëshorti i Zehras i kërcënon të gjithë me armë. Ai mendon se Zehra ka diçka me Sadullahun.

Serkan telefonon policinë. Policia rrethon shtëpinë e Sadullahut. Ish-bashkëshorti i Zehrës kërcënon se do i vrasë të gjithë.Feride mbërrin në vendngjarje dhe tmerrohet kur mëson çfarë po ndodh. Nazan rreh keq Kemalin.

Një paparac merr në pyetje Mesuden tani që Ejlyl u bë e famshme. Ish-bashkëshorti i Zehras qëllon Gynejin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga