web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqetësimi nga Covid-19/ Ministria apel nxënësve, mësuesve dhe prindërve: Tregohuni vigjilentë

12 Shtator 2020, 14:46, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ministria i kërkoi prindërve të kontaktojnë me mjekët e familjes për çdo shqetësim, dhe të masin temperaturën e fëmijëve.

Ndërkohë, mësuesve dhe nxënësve i bën apel të tregohen vigjilentë dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo shqetësimi.

?Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdeshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjenën personale.

Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqetësim.

Mësues, treguhuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore.

Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar?, njofton ministria./ CNA.al





Lajmet e fundit nga