web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD-së i kanë taksur vendin e tretë në garë”/ Topollaj zbulon “inatin” e Kryemadhit dhe Vasilit me Bashën

12 Shtator 2020, 16:59, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe zv.kryetarit të së njejtës parti Petrit Vasili.

Kryemadhi deklaroi tre ditë më parë se partia që ajo drejton do të marrë 35 mandate, ndërsa Vasili tha se PS do të marrë vetëm 47 mandate, ndonëse kjo e fundit pretendon shumë më tepër.

Duke marrë shkas nga ky parashikim i drejtuesve të LSI, Topollaj i ka ironizuar ata. Anëtari i  BD-së thotë se Kryemadhi dhe Vasili kanë inat të madh me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndaj edhe i kanë taksur vendin e tretë në zgjedhje.

?Zv/Kryetari i LSI Petrit Vasili thotë që Rama merr vetëm 47 mandate, ndërsa kryetarja e Partisë së tij deklaron që LSI merr 35 mandate dhe del forcë e dytë. Inat të madh dhe të pajustifikuar paskan me PD këta që i paskan taksur vendin e tretë në garë?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga