web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekspertët: Gazi lotsjellës më i rrezikshëm nga sa mendohej, të mos përdoret më nga policia gjatë protestave

8 Shtator 2020, 06:18, Blog CNA

Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë gjatë protestave, janë plotësisht të palogjikshme, argumentojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Të njëjtët ?agjentë të kontrollit të trazirave? të përdorur kohët e fundit kundër qytetarëve në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara, Kili, Turqi, Nepal, Greqi, Francë, Indi, Liban dhe Afrikën e Jugut (për të mos përmendur shumë më tepër), janë të ndaluar të përdoren prej dekadash në luftërat ndërkombëtare nga Konventa e Armëve Kimike.

Një raport i ri nga studiuesit në Universitetin e Torontos, argumenton se ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat – veçanërisht pasi përdorimi i gazit lotsjellës mund të kontribuojë në përhapjen e Covid-19.

Këto gazra të rrezikshëm dhe që prekin të gjithë, janë përdorur në mënyrë abuzive prej shumë kohësh, argumentojnë studiuesit, dhe mënyra e vetme për t?u siguruar qytetarëve lirinë e tyre të fjalës dhe tubimit, është ndalimi i plotë i përdorimit të tyre.

?Ndërsa ekzistojnë udhëzimet ndërkombëtare që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës, ato kanë treguar se janë kryesisht joefektive në kufizimin e keqpërdorimit të gazit lotsjellës, apo në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut?- thotë Maja Fiorante, studiuese ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

?Sipas ligjit ndërkombëtar, çdo përdorim i forcës nga autoritetet e zbatimit, të ligjit duhet të respektojë parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, por gazi lotsjellës vështirë se përdoret ndonjëherë në përputhje me këto parime?- shton ajo.

Shitja gazit lotsjellës në mbarë botën është kryesisht e parregulluar me ligj, dhe për pasojë shpesh nuk është e qartë se cilat kimikate ekzistojnë në secilën nga kutitë, sa toksike janë ato, apo edhe nëse janë testuar më parë për nivelin e sigurisë, shpjegojnë studiuesit.

Një nga irrituesit kimikë më të njohur është gazi CS (2-klorobenziliden malononitrile ), që shkaktuar një ndjesi djegieje në sy, fyt dhe hundë, kollitje të forta, lotim dhe frymëmarrje të rënduar. Mjerisht, ne kemi ende shumë pak kërkime epidemiologjike mbi rreziqet afatgjata të këtyre lloj gazrave.

Duke pasur parasysh mungesën e të dhënave, ekspertët e shëndetit kanë bërë thirrje që nga fundi i shekullit të shkuar, për një moratorium mbi përdorimin e këtyre ?shkopinjve kimikë?. Por nga viti në vit, prodhimi dhe shitja e gazit CS në të gjithë botën ka vazhduar të rritet, duke u bërë një industri miliarda dollarëshe.

Gjithsesi, vitet e fundit janë publikuar disa rezultate shqetësuese. Një studim i vitit 2014 nga ushtria amerikane, zbuloi se ekspozimi ndaj ndaj gazit lotsjellës CS qoftë edhe vetëm një herë rrit shumë shanset për zhvillimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, si gripi ose bronkiti.

Këto janë infeksione virale që ndikojnë në mushkëritë e njeriut, ashtu si Covid-19, vërejnë studiuesit, gjë që do të thotë se përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve është veçanërisht shqetësues sidomos tani. Gazi lotsjellës bën që njerëzit të kolliten me forcë, gjë që mund të përhapë më tej koronavirusin e ri.

?Gazi lotsjellës nuk është një metodë relativisht e mirë e kontrollit të turmës, përdorimi i tij mohon të drejtën për lirinë e protestës dhe tubimit?- thotë  avokati i të drejtave të njeriut Vincent Uong. Edhe ekspertët e shëndetit nga shumë fusha të ndryshme pajtohen me të.

Gjatë muajve të fundit, ndërsa protestat për vrasjen e Xhorxh Floidit nga policia amerikane kanë vazhduar, kjo e fundit ka përdorur zakonisht gazin lotsjellës për të kontrolluar turmat.

Në kundërpërgjigje, 1.288 profesionistë të shëndetit publik në SHBA nënshkruan një letër të hapur në qershor, duke kërkuar që policia të ndalte përdorimin e gazit lotsjellës, tymit dhe irrituesve të tjerë të frymëmarrjes, pasi ato mund të rrisin rrezikun e transmetimit të Covid -19, duke i bërë mushkëritë e protestuesve më të prekshme nga infeksioni.

Por shqetësimet në lidhje me gazin lotsjellës, shtrihen përtej pandemisë aktuale. Akademia Amerikane e Oftalmologjisë, e dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, pasi kur qëllohet në distanca të afërta ato mund t?i verbojnë njerëzit.

Disa protestues në SHBA, tashmë janë verbuar ose kanë marrë plagë të rënda në sy nga këto armë. Ndikimi i drejtpërdrejtë, është vetëm një pjesë e dëmit. Një raporti i ri, thekson se edhe kur sasi minimale të gazit lotsjellës përdoren në ambiente të jashtme, ku kimikatet mund të shpërndahen më lehtë, kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme.

Duke pasur parasysh se sa larg dhe gjerë mund të depërtojnë këto gazra lotsjellës, studiuesit e Universitetit të Torontos thonë  se përdorimi i këtyre kimikateve pranë spitaleve dhe shkollave është veçanërisht brutal.

Në Hong Kong, shkollat ??dhe spitalet duhej të pastroheshin dhe sistemet e tyre të ventilimit u zëvendësuan, pasi gazi lotsjellës depërtoi brenda. Mes shqetësimeve në rritje nga publiku amerikan, shoqata e Prindërimit të Planifikuar, ka treguar përmes një studimi se si ekspozimi ndaj këtyre kimikateve mund të ndikojë në shtatzëni.

Nëse një dozë gazi lotsjellës është shumë toksike, ajo mund të çojë në bllokim të plotë të frymëmarrjes dhe vdekje, dhe ky rrezik rritet kur irrituesit kimikë përdoren në ambiente të mbyllura. Pavarësisht kësaj të dhëne, gazi lotsjellës po përdoret gjithnjë e më shumë në burgjet në të gjithë botën, si një formë e kontrollit të trazirave./ sciencealert.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga